Dallimi mes shlyerjes së gjynaheve dhe faljes së gjynaheve

Dallimi mes shlyerjes së gjynaheve dhe faljes së gjynaheve Ibn Kajjim el-Xheuzije, Medarixh es-Salikîn Allahu ﻰﻟﺎﻌﺗ و ﮫﻧﺎﺤﺒﺳ përmend shlyerjen dhe faljen e gjynaheve së bashku dhe ndaras në Kuran. Kur këto përmenden së bashku, Allahu thotë për robërit eTij besimtarë: “Zoti ynë, na i fal gjynahet dhe na i shlyej punët e këqija, dhe në bëj të vdesim me el-Ebrar (të bindurit ndaj Allahut që zbatojnë me përpikëri urdhrat e Tij).” (Al Imran, 193)

Kur Allahu ﻰﻟﺎﻌﺗ و ﮫﻧﺎﺤﺒﺳ përmend ndaras këto akte, thotë: “Por, atyre që besojnë e bëjnë punë të mira dhe besojnë në atë që iu zbritMuhamedit, meqë ajo është e vërteta nga Zoti i tyre, Ai do t’ua shlyejë gjynahet dhe do t’ua përmirësojë gjendjen.” (Muhamed, 2)“Aty për ta ka çdo lloj të frutave, dhe falje nga Zoti i tyre.” (Muhamed, 15)“Zoti ynë, na i fal gjynahet dhe shkeljet që kemi bërë (si mosrespektimndaj detyrave Tua).” (Al Imran, 147)

Këtu kemi të bëjmë me katër çështje: gjynahet, punët e këqija, faljen dheshlyerjen. Ajo që mendohet me gjynahe janë gjynahet e mëdha, ndërsa definicioni për punët e këqija janë gjynahet e vogla. Prova për atë se mepunë të këqija u referohet gjynaheve të vogla është ajeti ku Allahu ﻰﻟﺎﻌﺗ و ﮫﻧﺎﺤﺒﺳthotë: “Nëse u shmangeni gjynaheve të mëdha nga të cilat jeni ndaluar, Ne dot’jua shlyejmë gjynahet e vogla dhe do t’ju pranojmë në një Hyrje Fisnike(Xhenet).” (en-Nisa, 31)

Dhe në Sahih Muslim nga Ebu Hurejre se pejgamberi ﷺ tha: “Pesë namazet ditore, xhumaja deri në xhuma, dhe ramazani deri nëramazan shlyejnë gjynahet e bëra mes tyre (periudhave) për sa kohë qëpersoni të mos kryejë ndonjë gjynah të madh.” (233)

Fjala “falje” është më e plotë sesa fjala “shlyerje”, prandaj përdoret për t’iureferuar gjynaheve të mëdha, ndërsa shlyerja përdoret për gjynahet e vogla.

Në fjalën “shlyerje” përfshihet mbrojtja dhe largimi nga gjynahet. Kur këtofjalë përdoren ndaras, domethënia e secilës gjendet edhe në tjetrën. Kjo ështëe ngjashme me ajetin “Ai do t’ua shlyejë atyre gjynahet …” (Muhamed, 2)Në këtë ajet përfshihen edhe gjynahet e vogla, edhe të mëdhatë krahasmbrojtjes dhe largimit e të këqijave të tyre. Nganjëherë shlyerja e gjynahevepërfshin punët e këqija; Allahu ﻰﻟﺎﻌﺗ و ﮫﻧﺎﺤﺒﺳ thotë: “Në mënyrë që Allahu t’ua shlyejë atyre të keqen e asaj që bënë … “ (ez-Zumer, 35)

Ka tre lumenj të mëdhenj për gjynahqarët e mëdhenj në këtë botë. Nëse këtalumenj nuk i pastrojnë, ata do të pastrohen në lumin e Xhehenemit në Ditëne Gjykimit.

1. Lumi i pendimit të sinqertë

2. Lumi i shumësisë së veprave të mira

3. Lumi i sprovave dhe i belave

Nëse Allahu ia do të mirën robit, e fut në ndonjërin nga këta lumenj, në mënyrë që në Ditën e Gjykimit ai të arrijë i pastër dhe të mos ketë nevojë përlumin e katërt të pastrimit./mburoja

Artikulli paraprak17.4 % e trafikut global në ueb vjen nga pajisjet mobile
Artikulli vijuesOJQ – Në shërbim të imperializmit