20% e kampeve të refugjatëve në Francë janë shqiptarë, kalojmë dhe Afrikën

Mogadishu,Somalia-April, 30, 2013 :A general view of the tent camp where thousands of Somali immigrants on April 30, 2013, in Mogadishu,Somalia.

Nuk kanë kaluar shumë javë kur Ministri i Drejtësisë së Francëz vizitoi Shqipërinë dhe foli hapur në lidhje me problemin e azilkërkimit në Francë. 20% e kampeve të refugjatëve në Francë, do të deklaronte Gerard Collomb, janë shqiptarë.

Kryeministri do të premtonte se qeveria e tij do të bëjë gjithçka ka në dorë për të ndaluar dhe frenuar këtë fenomen që ka goditur rëndë Shqipërinë dhe shqetësuar vendet e BE-së, por mesa duket, tentativat dhe realiteti janë larg, pasi vetëm sot, gazeta prestigjoze Le Monde ka shkruar sërish për emigrantët dhe azilkërkuesit shqiptarë.Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetin social ish kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet një lajmërimi të ardhur nga një studente që jeton dhe shkollohet në Paris.Sipas gazetës, raporti për vitin 2017 me azilantët shqiptarë është mjaft shqetësues.

Azilantët shqiptarë mbajnë vendin e parë me 66 mijë kërkesa dhe lënë prapa të gjitha vendet e botës së tretë, të cilët vijnë pas nesh.Për më tepër lexoni postimin e Berishës:Ne vend te miremengjesit per Noriegen nga Parisi!Studentja dixhitale nga Parisi informon:Sipas gazetes “Le Monde”66000 shqiptare kane kerkuar azil politik ne FranceShqiptaret renditen te paret me distance ne kerkesat per azil politik ne kete vend. Lexoni mesazhin e saj.

sb“Miredita Doktor Berisha. Studioj ne Paris dhe po lexoja lajmet sot ne mengjes. Shikoni sesi e pershkruan e famshmja “Le monde” pasqyren e shteteve azil-kerkues per 2017. Renditemi te paret me 66 000 azil-kerkues! Vetem ne France! Afer kemi shtete afrikane natyrisht me me pak azil-kerkues se ne.Uroj te jeni mire.”

 

Artikulli paraprakLiderët drejt izolimit
Artikulli vijuesShkarkohet drejtori i Policisë së Shqipërisë Haki Çako