200 personave u njihet statusi Viktimë e dhunës seksuale të luftës,

A Kosovar Albanian woman watches a house burn after it was struck by a Serbian artillery shell in Drenica, Kosovo, in the fall of 1998.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka pranuar gjithsej 911 aplikacione dhe ka marrë vendim për 323 raste, prej të cilave 200 personave i është njohur statusi viktimë e dhunës seksuale të luftës.

Në shënimin e njëvjetorit të punës së tij, Komisioni ka bërë po ashtu të ditur se 123 personave i është refuzuar ky status, derisa janë pranuar 100 kërkesa për rishqyrtim, gjysma e të cilave janë rishqyrtuar dhe është vendosur për to ndërsa mbi 50 aplikacione të tjera janë në shqyrtim e sipër.

Komisioni Qeveritar me këtë rast iu bën thirrje institucioneve të vendit, organizatave joqeveritare, mediave dhe të gjithë qytetarëve që të mbështesin këtë proces kaq të rëndësishëm për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Për më tepër, Komisioni Qeveritar iu bën thirrje të gjithë personave të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre ligjor.

Njëherësh, Komisioni Qeveritar fton mediat dhe palët e interesuara që për çdo informacion lidhur me këtë proces ligjor të kontaktohet ky mekanizëm institucional.

Artikulli paraprakLëshohet urdhërarrest për profesorin e dyshuar për dhunimin e nxënëses në Drenas
Artikulli vijues“Kosova e Re” do ta falimentojë ekonomikisht shtetin