Tuneli i Euroazisë merr çmimin "Projekti më i mirë i tunelit në botë"

Tuneli i Euroazisë zgjidhet “Projekti më i mirë i tunelit në botë” për vitin 2016 nga revista Engineering News Record (ENR), raporton AA.

Në një deklaratë të publikuar nga kompani menaxhuese e ndërtimit dhe investimit të Tunelit Euroazi (ATAŞ), theksohet se Tuneli i Euroazisë ka marrë çmimin në aktivitetin e zhvilluar me qëllim për përcaktimin e projekteve më të mira në rang botëror nga revista e cila publikohet në SHBA që prej vitit 1874.

Në ceremoninë e dhënies së çmimit të zhvilluar në New York, krahas zyrtarëve të projektit Yapı Merkezi dhe SK E&C, morën pjesë edhe konsulentët teknikë ndërkombëtarë që janë lider në këtë fushë dhe të cilët kanë kontribuar në këtë projekt.

Në ceremoni morën pjesë kryetar i Bordit Drejtues të Yapı Merkezi Holding, Ersin Arıoğlu, kryetar i Bordit Drejtues të ATAŞ, Başar Arıoğlu, dhe drejtues i lartë (CEO) i ATAŞ, Seok Jae Seo si dhe anëtarë të Bordit Drejtues të ATAŞ.

Çmimin e dhënë për projektin e ka marrë kryetari i Bordit Drejtues të ATAŞ, Başar Arıoğlu. Ai, në një fjalim në ceremoni duke vënë në dukje se tuneli është një burim krenarie për inxhinierinë turke por edhe atë botërore, deklaroi se në Stamboll po zbatojnë një projekt i cili ka tërhequr vëmendjen e botës.

Ndër të tjera Arıoğlu ka theksuar se projektin e këtij tuneli jetëgjatë e kanë ndërtuar me një strukturë të lartë gjeologjike e cila ka një aktivitet shumë kompleks, duke zbritur në një thellësi 106 metra dhe me një diametër 13.7 metër.

Pasi ka vënë në dukje se zbatimi me sukses i këtij projekti do të ofrojë guximin për shumë projekte të tjera për të cilët deri më sot nuk është treguar guxim, Arıoğlu, tha “Do të fillojnë tunelet më të thellë, më të mëdhenj dhe më të gjatë. Për këtë arsye ne tunelin e Euroazisë e cilësojmë si projekti që ka nisur një epokë të re në ndërtimin e tuneleve.”

Tuneli i Euroazisë i cili pritet të hapet më 20 dhjetor edhe më parë është nderuar me çmime ndërkombëtare.

Artikulli paraprakPutin paralajmëron SHBA-në dhe Francën rreth “operacionit për Mosulin”
Artikulli vijuesVritet shefi i kamikazëve të ISIS-it në Gaziantep