‘21 Janari’, Gardisti: Nuk qëllova me armë, qëndrova në makinë

1 Min Read

TIRANË-Ka vijuar dhe sot gjyqi për ngjarjet e 21 Janarit, 2011 ku gjatë demonstratave të opozitës mbetën të vrarë 4 protestues para kryeministrisë.
Në seancën e sotme pritej dëshmia e kreut Pjerin Ndreut dhe deputetit socialist Tom Doshi, por të 2 personat nuk u paraqitën në seancë.

Ndërkohë u dëgjua dëshmia e radhës, ajo e gardistit Nasim Bruci. Gardisti mohoi të ketë qëlluar ditën e 21 Janarit.
“Kam qëndruar në makinën ku ishte armatimi i gardës. Kam parë njerëz që gjuanin me gurë dhe gardistë të plagosur”, tha Bruci.bw/kohaislame

Share This Article