Kukës, sekuestrohet 2040 kg kafe kontrabandë, në pranga poseduesi

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Në pranga ka rënë Fikri Jonuzi, vjeç 49, banues në Kukës, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e tij, në zonën industriale Kukës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 34 thasë me kafe, me peshë totale 2040 kg, si dhe një sasi pije alkoolike të ndryshme, për të cilat nuk dispononte faturë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Artikulli paraprakNuk ndalen vrasjet: Ekzekutohet gjatë natës një 20-vjeçar
Artikulli vijuesSi pasojë e motit në SHBA 6 viktima