220,000 muslimanë falin namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Al-Aksa

 
Rreth 220,000 muslimanë falën namazin e xhumasë së parë të muajit  të Ramazanit në xhaminë Al-Aksa.
 
Besimtarët nga Jerusalemi dhe Bregu Perëndimor filluan të grumbullohen në Al-Aksa që në agim.
 
Atyre iu bashkuan qindra palestinezë nga Rripi i Gazës. Ushtria izraelite kishte lejuar rreth 500 besimtarë të udhëtojnë nga Gaza për në xhaminë Al-Aksa.
 
Qindra oficerë të policisë izraelite u shpërndanë në të gjitha hyrjet dhe daljet, për të kontrolluar besimitarët muslimanën të cilët synonin të kryenin këtë rit fetar.
 
Për muslimanët, Al-Aksa paraqet xhaminë e tretë të shenjtë në botë. Po për shkak të problemeve Izrael-Palestinë, ajo shumicën e kohës qëndron e mbyllur. Kjo është njëherë edhe xhumaja e parë që falet pas kaq shumë kohe në xhaminë Al-Aksa./Kohaislame
Artikulli paraprakKosi dhe vlerat ushqyese për fëmijet
Artikulli vijuesMbahen protesta kundër grushtit të shtetit në disa qytete në Egjipt