3 gjendje gjatë adhurimeve nuk duhet të merret parasysh dyshimi

Dyshimi është luhatja midis dy çështjeve (duke mos e ditur) se cila prej tyre ka ndodhur.

Në tri gjendje gjatë adhurimeve nuk duhet të merret parasysh dyshimi:

Nëse është vetëm iluzion joreal, sikur vesveset.

Nëse i ndodh njeriut shpesh, saqë nuk kryen ndonjë adhurim pa pasur në të mëdyshje.

Nëse dyshon pas kryerjes së adhurimit; në këtë rast ai nuk e përfillë atë, përderisa nuk është i bindur rreth realitetit të çështjes, dhe kështu vazhdon në bazë të bindjes që e ka.

Shembull: Një njeri e fal drekën dhe pas namazit, ai dyshoi në numrin e rekateve të falura, se a ishin tri apo katër? Në këtë rast ai nuk e përfillë dyshimin, përveç nëse është plotësisht i bindur se i ka falur vetëm tri rekate. Atëherë ai e plotëson namazin e tij (d.m.th. e fal edhe një rekat), nëse nuk ka kaluar shumë kohë (përafërsisht 2-3 minuta), jep selam, pastaj bën sehvi sexhde dhe prapë jep selam. E nëse nuk i kujtohet veçse pas një kohe të gjatë, atëherë e përsëritë namazin.
Ndërsa dyshimi në raste tjera, pos këtyre të triave, duhet të merret parasysh…

Shkruar nga dijetari i madh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

Artikulli paraprakBëhu bamirës duke ndihmuar njerëzit
Artikulli vijuesLumturia bashkëshortore nuk mund të arrihet nëpërmjet dhunës