Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) ka paraparë një buxhet prej 209.91 milionë eurosh sa i përket sundimit të ligjitdhe administratës publike, ndërsa për bizneset ka paraparë të ndajë rreth 3 milionë euro në formë të granteve.
Demush Shaha, sekretar i Ministrisë së Integrimeve, ka bërë të ditur se në kuptimin e dhënies së drejtpërdrejtë të granteve financiare bizneseve do të zbatohet një projekt për përkrahje të bizneseve, përkatësisht “Skema e grandeve për NVM-në” në vlere prej 3 milionë eurosh. “Për mënyrën e zbatimit dhe të procedurave administrative Zyra e BE-së në Prishtinë është autoritet kontraktues dhe mund të japin informata më të hollësishme”, ka thënë ai. Shaha ka bërë të ditur se gjatë periudhës në vijim do të shpenzohen edhe qindra miliona euro për projekte tjera të rëndësishme.
“BE-ja në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) 2013, 2014 dhe 2015 ka paraparë në total 209.91 milionë euro, ku projektet në fjalë kanë nisur të zbatohen nga viti 2014 deri në vitit 2017. IPA 2013 (koha aktuale e zbatimit në vitet kalendarike 2014-2017): 65.86 milionë për sundim të ligjit, zhvillim të sektorit privat, si dhe reforma në administratë publike. IPA 2014 (koha aktuale e zbatimit në vitet kalendarike 2015-2018), ku janë në dispozicion 66.05 milionë euro, të cilat do të shpenzohen për demokraci dhe qeverisje, sundim të ligjit, energji, rritje të konkurrueshmërisë, bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe IPA 2015 (koha aktuale e zbatimit në vitet kalendarike 2016-2019) 78 milionë .