Serbët protestojnë kundër rindërtimit të shtëpive shqiptare

Tensionohet situata e sigurisë në lagjen “Kroi i Vitakut” pas rifillimit të pastrimit të shtëpive të shqiptarëve të djegura dhe të shkatërruara gjatë luftës së fundit.

Tensionimin e situatës me rigrupimin e mbi 30 serbëve në lagjen “Kroi i Vitakut” e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Një kompani shqiptare për rindërtim të shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” në pjesën verilindore të saj ka filluar të mërkurën pastrimin e shtëpive të shqiptarëve të djegura gjatë luftës në Kosovë me qëllim të rindërtimit dhe kthimit të të zhvendosurve në atë pjesë të qytetit. Pas mesit të ditës së djeshme në këtë lagje ka filluar grupimi i mbi 30 serbëve, të cilët kanë bllokuar rrugën që shpie për te shtëpitë që janë duke u pastruar. Serbët e tubuar kanë demoluar një furgon të një personi shqiptar, i cili ka kaluar aty pari, kanë njoftuar burime të gazetës./koha/kohaislame

Artikulli paraprakOSBE: Zgjedhjet në SHBA kishin mangësi
Artikulli vijuesStuhi e re godet Nju Jorkun dhe Xhersin