Tetovari M.M ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur sot pas orës 12 në rrugën Tetovë-Shkup. Vetura e tipit “Hjundai” e ka humbur kontrollin, është përplasur me një shtyllë betoni ku është rrotulluar, dhe me këtë rast M.M.(38) nga Tetova nga lëndimet e rënda gjatë rrugës për në Spitalin e Tetovës ka vdekur.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes drejtuesi i automjetit R.M.(31) nga Tetova është lënduar në kokë, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore në Tetovë është dërguar në Klinikat e Shkupit. Për momentin po realizohet kontrolli nga prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë rreth arsyeve të kësaj fatkeqësie.