5 faktorë që ulin dëshirën seksuale

0
1084
Dëshira juaj seksuale ndikohet nga një sërë faktorësh duke e bërë që ajo të bie ose të shtohet. Ja cilat janë 5 faktorë të zakonshëm që ulin dëshirat tuaja seksuale dhe as që nuk i kuptoni.
1-Ushtrimet e pamjaftueshme.
Fitnesi është shumë i rëndësishëm jo vetëm për të mbajtur trupin në formë por edhe për ta bërë atë sa më aktiv, elastik dhe të rrisë imunitetin dhe fuqinë. Ushtrimet largojnë stresin dhe mbajnë larg sëmundjet e ndryshme duke bërë që dhe jeta seksuale të jetë më e shëndetshme.
2-Mungesa e gjumit.
Trupi dhe mendja kanë nevojë për gjumë në mënyrë që të funksionojnë siç duhet. Kjo do të pasqyrohet edhe në jetën seksuale. Mirëpo kur keni mungesë gjumi, trupi është shumë i lodhur dhe dëshira për marrëdhënie bie ndjeshëm.
3-Dehidratimi.
Dehidratimi shkakton lodhje të trupit dhe humbje të përqendrimit. Gjithashtu edhe dehidratimi do të shkaktojë edhe tharje vaginale, që shkakton dhimbje gjatë kryerjes së aktit seksual.
4-Ushqimet e kripura.
Kripa është e lidhur drejtpërdrejtë me dehidratimin dhe shkaktojnë fryrje. Kjo do të largojë dëshirën seksuale.
5-Kontraceptivët.
Kontraceptivët në thelb janë hormone dhe çdo luhatje hormonale, sado e vogël të jetë, mund të ulë dëshirën për marrëdhënie me partnerin.