9 sekretet më të mëdha në botë (Foto)

Flitet vazhdimisht se në botë ekzistojnë sekrete të ndryshme që kanë të bëjnë shpesh më Amerikën ose edhe Hitlerin.

Ne kemi vendosur t’u sjellim 9 sekretet më të mëdha të botës, ku njëra ndër to është edhe formula për të bërë Coca Cola’n, që cilësohet një nga sekretet më të lartë në botë.

1. Sekretet bërthamore të SHBA’ve

Ndoshta, ky është informacioni i mbrojtur më shumë në botë. Kodet bërthamore janë të dhënat më të fshehta të qeverisë amerikane, të cilat i dinë vetëm zyrtarët e lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

2. Vendndodhja e depozitavë të naftës në SHBA

Vendndodhja e saktë e minierave të naftës mbetet një sekret i lartë i qeverisë amerikane. Por si ia bën ajo të mbajë këtë sekret? Sipas thashethemeve ai që gjen një burim nafte ne vendin e vet duhet ta raportojë, atëherë qeveria amerikane do ta blejë tokën dhe ju duhet të betoheni se do ta mbani vendin sekret. Arsyeja pse vendndodhja e tyre mbahet sekret është për të parandaluar individët e pasur të blejnë tokën dhe të ndërtojnë puset e tyre.

3. Sekretet mjekësore të SHBA’ve

Sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara informacioni mjekësor i çdo pacienti është menduar të mbahet sekret. Qeveria ka formuluar këtë ligj në mënyrë që të parandalohet çdo lloj poshtërimi që mund të ndikojë tek pacientët. Në këto dosje mjekësore ka akses vetëm personeli i autorizuar, kurse dikush tjetër do të duhet të kërkojë miratim ligjor ose mjekësor për të hyrë në to.

4. Peceta e Habsburgëve

Mënyra sesi paloset një pecetë e Habsburgëve është një sekret i lartë i qeverisë në Austri. Mund të duket qesharake, por është e vërtetë. Shumë njerëz janë përpjekur ta realizojnë atë, por kanë dështuar. Procesi i palosjes të pecetës të Habsburgëve përfshin disa procedura, të cilat janë të njohura vetëm nga zyrtarët de njerëz të besuar të shtetit.

5. Receta KFC

Keni menduar ndonjëherë se çfarë recetë përdor KFC për të përgatitur ushqim e saj? Receta sekrete është krijuar nga nga Harland Sanders në vitin 1930 në Kentucky. Gjella e tij me pulë, ishte aq e shijshme sa të gjithë filluan të flasin në lidhje me të. Me këtë sukses, biznesi zotit Sanders u rrit në mënyrë të shpejtë. Sot, KFC është ndër restorantet më të mëdha në botë.

6. Zona 51

Zona 51 shfaqet në çdo listë teorish konspirative, veçanërisht në lidhje me alienët. Zona 51, në fakt është reale. Një fakt tjetër është se mbi këtë zonë nuk ka asnjë trajektore kalimi për linjat ajrore. Shumë programe televizive janë përpjekur të shpjegojnë se çfarë ndodh atje, por gjithçka është arritur është se vendi shërben si bazë eksperimenti për mjetet fluturuese. Sipas teorisë konspirative aty janë prodhuar armë të avancuara, të cilat s’mund të krijoheshin nga njerëzit, por mendohet se janë marrë nga disku fluturues që u përplas në Rosuell, në vitin 1947.

7. Adolf Hitler

Historia tregon se më 30 prill 1945, Adolf Hitler vrau veten në bunkerin e tij nëntokësor. A është kjo e vërtetë? Apo sovjetikët krijuan një gënjeshtër për botën? Dëshmi nga dokumentet e reja të deklasifikuara të FBI-së treguan se Hitleri ishte gjallë pas Luftës së Dytë Botërore dhe jetonte në malet e Andeve.

8. HIV/AIDS

Që nga viti 1980, ka pasur shumë debate në lidhje me origjinën e HIV-it dhe janë formuluar shumë teori. Shumë njerëz thonë se HIV/AIDS e ka origjinën nga Afrika, por a është e vërtetë kjo? Disa besojnë se sëmundja vdekjeprurëse u prodhua në një laborator nga shkencëtarët.

9. Formula e Coca Cola

A e dini se formula për të bërë Coca Cola-n është një nga sekretet më të lartë në botë? Ai është aq i rëndësishëm sa kompania anulloi operacionin e saj në Indi, pasi do i duhej të tregonte formulën e saj? Në fakt vetëm dy punonjës i dinë përbërësit për të bërë coca-colën.

 

Artikulli paraprakPunëtorët “pa letra” vërshojnë tregun e punës
Artikulli vijuesLAJMI I FUNDIT: Vuçiq nuk vjen në Kosovë