1.Çfarë është Mossack Fonseca?
Dokumentat që nisën skandalin “Panama Paper” vijnë nga një studio ligjore panameze e quajtur Mossack Fonseca, që ka zyra në gjithë botën. Ka 600 vartës në 42 vende të ndryshme dhe është e specialuzuar në shërbime financiare offshore. Mes parajsave të tjera fiskale, Mossack operon në Zvicër, Qipro dhe në Ishujt Virgin. Kjo firmë është kontraktuar nga më shumë se 300 mijë ndërmarrje, gjysma e së cilave kanë seli në parajsat fiskale të Ishullit Man, apo Hurnsey. Mossack Fonseca vepron në 21 juridiksione dhe konsiderohet si një ndër 5 studiot më të mëdha në botë e specializuar në shërbimet financiare offshore.
2.Çfarë përmbajnë dosjet?
Sipas informacioneve të mbledhura deri tani, dosjet përmbajnë informacione për më shumë se 214 mijë shoqëri offshore. Hipoteza kryesore është që Mossack Fonseca mund të ketë lehtësuar evazionin fiskal dhe riciklimin e parave. Në dosje, besohet se mund të ektë fakte korruptive, dhunime ligjesh apo organizata kriminale të përfshira. Informacionet në dosje mund të zbulojnë se si qarkullon paraja e “pisët” në sistemin financiar global.
3.Kush duhet të shqetësohet?
BBC flet për të paktën 72 shefa qeverish, aktualë apo të larguar, të përfshirë në këtë skandal. Mes tyre spikat Vladimir Puytin. Por mes dosjeve ka edhe emra yjesh muzike, filmi apo futbolli. Kryeministri islandez Sugmundur Davio Gunnlaugson është i përfshirë po ashtu. Në dosje është edhe emri i aktorit Jackie Chan, familjes Assad, familjes mbretërore saudite, kryeministrit kinez Li Peng etj.
4.A është dhunuar ligji?
Jo domosdoshmërisht. Të mbash paratë në llogari offshore mund të jetë e ligjshme dhe kjo bëhet për të mbrojtur shuma të mëdha parash. Por e njëjta praktikë përdoret nga politikanët e korruptuar dhe organizatat kriminale për të ricikluar dhe pastruar paratë.
5.Çfarë ndodh tani?
Përgjegjësitë do të sqarohen nëpërmjet hetimeve penale që duhet të bëjnë llogaritë me ligjet e vendeve të përfshira. Sigurisht, duke parë informacionet e shumta që ende duhet të lexohen, vendet dhe personat e përfshirë mund të jenë edhe më shumë nga sa mendohet./ La Stampa/
You Might also Like
BeH: Arrestohen gjashtë persona për krime lufte
Pjesëtarë të sigurimit në Bosnjë e Hercegovinë (SIPA), kanë arrestuar në rajonin e Novi Gradit…
By
Redaksia
2 Min Read
“Nesër fillon lufta e vërtetë në Maqedoni”
Fillimi i një lufte në Maqedoni duket të jetë me interes për Serbinë. Gazetat kryesore…
By
Redaksia
3 Min Read
VIDEO – Xhinët e fort dhe Xhinët e dobët
Vazhdon interesimi i shikuesve për botën e hinvem andaj ne për ju sot kemi sjell…
By
Redaksia
0 Min Read
Arrestohen 20 të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Maqedoni (VIDEO)
Shkup, Njësitë speciale të Policisë së Maqedonisë kanë arrestuar më shumë se 20 të dyshuar…
By
Redaksia
2 Min Read
Irak: Nga sulmet me bomba – së paku 38 të vrarë
Nga një valë e sulmeve me bomba në kryeqytetin Bagdad të Irakut, janë vrarë së…
By
Redaksia
1 Min Read
Shërbimi sekret tu Kösöves amatera që kan hy në film!
Padyshim se shërbimi sekret kosovar për çdo dit po dëshmon se janë amatera që kan hy…
By
Redaksia
2 Min Read
