5 mënyra se si të lidhni Laptopin me Televizor

Sot tek ne, një përqindje mesatare posedon një Televizor Smart me mundësi dhe funksione të shumta. Për të pasur një pamje më të madhe/gjerë kur shikohet ndonjë film ose fotografi, shpesh herë na është bërë pyetja se si mund të lidhet një laptop me televizor. Lidhur me këtë, ne kemi përgatitur këtë material, që të keni parasysh mundësit se si të lidhet një TV me laptop.

Lidhja Laptop TV

Duke përdorur pesë lidhjet si: HDMI, Mini DisplayPort tek adateri HDMI, DVI, VGA dhe S-Video, ju lehtë mund të lidheni latopin tuaj në TV dhe të përjetoni një kënaqësi të veçantë duke shikuar fotografit tuaja.

Para se të zgjedheni ndonjërën prej këtyre lidhjeve, kontrolloni portet e integruara në televizorin dhe laptopin tuaj, nëpërmjet të cilëve mund të realizohet lidhja.

HDMI

hdmi

High-Definition Multimedia Interface apo e njohur zakonisht si HDMI, është ndoshta kabllo më shpesh e përdorur, që ofron cilësi më të lartë të lidhjes. Praktikisht, çdo televizor me definicion të lartë përkrahë këtë lidhje. Megjithatë, laptopat që nuk e kanë të integruar portën për këtë lidhje HDMI, lidhja realizohet duke bërë konvertimin nga DVI në HDMI nëpërmjet një adapter konvertues.

DVI

dvi

Digital Video Interface apo DVI është një tjetër lidhje e zakonshme për kompjuterë dhe televizior, me përjashtim të televiziorëve me definicion standard. Duhet të keni parasysh se lidhja DVI nuk përcjell sinjalin e zërit, por vetem sinjalin për video, kështu që do të ju nevojitet të përdorni edhe një kabllo të veçantë për zërin në rast të lidhjes se një laptopi nëpërmes portës së kufjeve tek porti i kuq dhe i bardhë i zërit që ndodhet tek televiziori.

VGA

VGA

Video Graphics Array ose VGA, punon ngjashëm si lidhja DVI, pa zërim, në ketë rast ju nevojitet të përdorni një kabllo 3.5mm stereo audio. Lidhje VGA është e pranishme në pothuajse të gjitha laptopat, që mundëson lidhjen me një monitor të jashtëm, dhe shumica e televizorëve me dizajn të rrafshet (flatscreen) vijnë me një prizë VGA. Në rast se televizori juaj nuk e ka një port VGA, atëherë  ju nevojitet një konvertor për të kthyer sinjalin VGA në S-Video.

S-Video

s-video

Lidhja më e lirë S-Video gjendet në shumicën e televizorëve dhe disa laptopëve, duke ofruar një kualitet të cilësisë mesatare. Kësaj gjithashtu i nevojitet një kabllo e veçantë për zërim, ngjashëm si në lidhjet VGA dhe DVI. VGA nuk i përkrah ekranet me definicion të lartë, kështu që është patjetër e nevojshme të përdorni lidhjet HDMI ose DVI në qoftë se dëshironi të lidheni me një HDTV.

Mini Display Port tek lidhja HDMI

hdmi-adapterNë rast se televizori dhe laptop juaj nuk kanë një lidhje të përbashkët, atëherë një lidhje Mini DisplayPort ju mundëson të lidhni laptopin tuaj me TV. Mini DisplayPort-të-HDMI është i kyçur në një kabllo HDMI i cili gjithashtu mund të lidhet me HDTV tuaj.

Duke supozuar që ju keni zgjedhur një nga opsionet e mësipërme për të lidhur laptopin me televizor, gjithmonë duhet të bëni rregullimin e opsioneve në kompjuterin tuaj që të lidhni atë me një monitor të jashtëm, duke u siguruar që të duplikoni pamjen e ekranit, dhe jo të zgjeroni atë.

Për kualitet shkoni tek: Control Panel\Personalization\Display\Adjust Resolution dhe zgjedh rezolucionin në 1080p. |ameble|

Artikulli paraprakSi ta përshpejtoni punën e Windows-it në kompjuter?
Artikulli vijuesA hamë ushqim hallall?