5 SHQIPTARË FITOJNË ZGJEDHJET NË BELGJIKË

Zgjedhja e 5 këshilltarëve shqiptarë në 5 komunat belge është sukses në vete që shpreh shkallën e lartë të integrimit të komunitetit shqiptarë.

Të gjithë fituesit janë të lindur dhe shkolluar në Belgjikë dhe e flasin mirë gjuhën shqipe dhe kanë marrëdhënie shumë të mira me komunitetin shqiptar në Belgjikë.

Nermine Kumanova (PS) fitoi 1151 vota në Namur, Burim Demiri FDF Lista e kryetarit Clerfayt në komunën Schaerbeek të Brukselit fitoi 696 vota, Amet Gjanaj (PS) në komunën Molenbeek të Brukselit fitoi 1009 vota, Fatmir Limani (PS)në komunën Koekelberg të Brukselit fitoi 325 vota dhe Lulzim Mustafa (PS) në qytetin Huy fitoi 340 vota.

Fushata e ekipit Burim Demirit në Schaerbeek, dha suksese dhe është shpresëdhënëse meqenëse në Skarbek jetojnë 3- 4 mijë shqiptarë dhe aty janë: FC Kosova, Busti i Skënderbeut, shumë klube të shqiptarëve, dy xhamia shqiptare, librari, dy mjeke shqiptare, dy agjenci udhëtimi etj.

Partia Socialiste frankofone belge i kandidoi 7 belgo-shqiptarë dhe prej tyre 4 fituan, ishte indikative pjesëmarja në fushatë të Nermine Kumanovës në Namur , e ministres për shëndet në qeverinë e Walonise, Elian Tillieux, e cila edhe ishte kryesuese e listës dhe disa herë kontaktoi me komunitetin shqiptarë në Namur meqë rast u krijua edhe një afri dhe miqësi e pëlqyeshme mes tyre, transmeton reporteri.

Poashtu edhe Laurette Onkelinx ministre e shëndetit në qeverinë federale belge, ishte në një tubim zgjedhor me komunitetin shqiptarë në Skarbek, ku i porositi shqiptarët që të integrohen mirë në shoqërinë belge, por edhe mos t’i harrojnë rrënjët e veta, pra mos ta harrojnë gjuhën, kulturën dhe identitetin e vet, origjinën e tyre.kohaislame

Artikulli paraprakFidel Castro bashkëpunoi me nazistë
Artikulli vijuesOKB: Arrin në 30.000 numri i viktimave në Siri