500 kinezë masovisht pranojnë islamin! (VIDEO)

Një gazetë saudite ka shpërndarë në youtube një video ku shihet konvertimi masv i 500 kinezëve. Ata u prekën nga thjeshtësia e varrimit të mbretit saudit Abdullah bin Abdul Aziz. Ata përnjëherë të gjithë masovisht u bën muslimanë dhe e shqiptuan shehadetin në gjuhën arabe përmes altoparlanteve, – transmeton e përditshmja. Nga videoja shihen punëtorët kinezë të tubuar afër kompanisë së tyre në qytetin lindor Jubail. Ata kanë marrur edhe udhëzime nga autoritetet fetare saudite se si duhet përqafuar fenë. Trupi i pajetë i mbretit Abdullah ishte kthyer me ambulancë nga spitali për në xhami për t’iu falur namazi i xhenazës, para se të dërgohet në banesën e fundit. Ai bartej në një arkivol të thjeshtë dhe i mbuluar me qefin. Kjo thjeshtësi e varrimit të mbretit i ka fascinuar kinezët dhe i ka motivuar që njëzëri ta pranojnë Islamin.

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakLëvizja BESA i përkrah protestat kundër ndotjes së ajrit në Tetovë
Artikulli vijues"Baba" i Hip Hopit Suge Knight pranon Islamin