Kryetari i Prishtinës Shepend Ahmeti, u ka bërë thirrje ambasadorëve të vendeve të kuintit që të deklarohen rreth pavarësisë së institucioneve vendore, pas përgjimeve të publikuara përmes së cilave është dëshmuar se si janë bërë punësimet nga krerët e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ftoj ambasadorët, posaçërisht ambasadorët e kuintit të japin deklarata mbi institucionet e “pavarura”, ndarjen e pushteteve dhe rreziqet për shtetin tonë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ahmeti ka kritikuar mënyrën se si disa persona kanë kthyer në humor incizimet, siç ka thënë ai në stilin “shihi këta si flasin”. Kjo situatë sipas tij nuk duhet të kalohet në “hajgare”.
“Pasi në këtë mënyrë janë vendos emra në polici duke përmend edhe krerët e këtij institucioni “të pavarur”. Këta kanë punësuar njerëz me amanete të bashkëshorteve, përveç dajës këta kanë punësu edhe djem të mixhave, e shumë anëtarë tjerë të familjes, bordet e PTK dhe KEK po dihet se si janë vendos me amanete”, thotë Ahmeti.