Çdo i ri, martohet duke thurur shumë ëndërra për jetën. Dikush mendon se do të gjejë” shoqen/shokun e zemrës së vet”, dikush tjetër kërkon lumturinë që mund të ndodh edhe të mos e gjejë. Siç ka nga ata që thonë: “Shyqyr që u martova”, ka edhe nga ata që thonë: “Ç`bëra që u martova….” Prandaj të rinjët duhet të përgatiten për martesë , që nesër të mos thonë: “Ah, sikur ….”, për këtë duhet të kenë parasysh disa gjëra:
1.Së pari, njihni siç duhet veten tuaj.
Para se të njihni kandidaten/kandidatin me të cilën do të martoheni , njihni më parë veten tuaj. Duhet të dini se ç`prisni nga martesa. Çdo të thotë martesa për ty? Përse martohesh? A është martesa një fantazi, apo një miqësi për jetën?
2. Formohuni shpirtërisht…..
Mos mendoni martesë pa u formuar shpirtërisht, sepse martesa nuk është një lojë shtëpie. Nuk mund të thoni: ‘Kur të mërzitem, marrë rrobat e shkoj në shtëpi”. Kur të martoheni duhet të merrni parasysh çdo sfidë të jetës.
3.Përfundoni edukimin tuaj arsimor….
Tregoni rëndësi të veçantë për përfundimin e studimeve, në mënyrë që të keni në dorë një profesion të mirë.
4.Jini realist
Përpiquni t`i shikoni gjërat pa syze dhe të jeni realist. Martesa që ngrihet mbi baza joreale, mund të shembet që në vështirësinë e parë.
5.Mos mendoni: “E ndryshoj”
Kurrsesi mos mendoni se mund të fshihni ca gjëra brenda vetes tuaj e ca sjellje të tjera mund t`i ndryshoni. Në këtë mënyrë, martesa juaj kthehet në një luftë për të ndryshuar gjërat që s`ju pëlqejnë.
6.Kini kujdes në vlerat dhe besimin tuaj
Zgjidhni një person që t`u përshtatet vlerave tuaja shpirtërore dhe shoqërore. Nëse bëni zgjedhje e cila nuk i përshtatet vlerave tuaja, atëherë nisin edhe problemet.
7.Dashuria është shumë e rëndësishme
Ashtu siç është e gabuar shprehja: “Nuk martohem kurrë pa rënë në dashuri”, po ashtu është e gabuar edhe ideja e martesave të logjikës, ku nuk ekziston dashuria apo tërheqja.
Njeriu nuk mund të ketë martesë të mirë nëse me bashkëshortin nuk kalon mirë, për këtë më me shokun apo shoqen e jetës duhet të ekzistojë të paktën pëlqimi/tërheqja.