Nëse ju ndodh të zgjoheni natën dhe të ndjeni nevojën për të kontrolluar E-mailin tuaj ose të shihni patjetër profilin tuaj në Facebook, diçka nuk shkon siç duhet.
Sikundër, edhe nëse ju e fikni kompjuterin, dhe menjëherë provoni një zbrazëti të tmerrshme, duke menduar se bota virtuale është më e mirë se realiteti.
E pra, në qoftë se ju i keni përjetuar të tilla efekte, ta dini se jeni i prekur nga një sëmundje e veçantë, e cila quhet “Çrregullim i varësisë nga interneti” (me simbolin DAB në anglisht). Simptomat e saj? Të njëjta si varësia që krijohet nga duhani, alkooli apo edhe seksi. Dhe për të gjetur nëse ju vuani vërtet nga kjo sëmundje, duhet të njihni praninë e këtyre simptomave:
1) Nevoja për të shpenzuar më shumë kohë dhe për të qenë më shumë të lidhur në internet, në mënyrë që të ndiheni të kënaqur dhe të përmbushur.
2) Një ulje e dukshme e interesit për aktivitetet të cilat mund të jenë të ndryshme nga interneti.
3) Kur pas pezullimit apo zvogëlimit të përdorimit të internetit, pësoni efekte të tilla si ankth, depresion, apo mendime obsesive në lidhje me atë që ndodh në internet.
4) Nevoja për të hyrë në internet më shpesh, ose për periudha më të gjata se sa e mendonit në fillim.
5) Paaftësia për të ndaluar ose për të pakësuar përdorimin e internetit.
6) Shpenzimet e shumave të mëdha të kohës në aktivitete të lidhura me rrjetin, si kërkimi i vendeve të punës, chat etj.
7) Vazhdimi i përdorimit të internetit, edhe pse ju keni një vetëdije se ai mund t’ju shkaktojë dëme fizike, sociale, profesionale, psikologjike./Indeksonline/
You Might also Like
Sony sjell Xperia Z1 Compact, apo Z1 Mini
Të gjithë fansat e telefonave Sony të cilët kanë qenë në pritje të versionit miniaturë…
By
1 Min Read
Facebook mund ta bëjë Zuckerbergun më të pasurin në botë
Oferta e parë publike prej 11.8 miliardë dollarësh për ndërmarrjen Facebook do të forcojë statusin…
By
2 Min Read
LG Optimus 4X HD rrugës për në Evropë
Tashmë nuk është sekret se LG është duke planifikuar të lansojë modelin e ri të…
By
1 Min Read
Si po ndikojnë tabletët dhe telefonët inteligjentë në zhvillimin emocional dhe social
Sa herë kemi provuar të tërheqim vëmendjen e një fëmije për ta qetësuar me anë…
By
3 Min Read
Asus me tablet të fuqizuar nga Intel
Sipas informatave nga Tablet.bg, Asus është duke krijuar tabletin e ri të saj Android. Kjo…
By
1 Min Read
Kontrolli i trafikut ajror në Britani me sistem të ri
Organizata për kontrollin e trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar NATS tha se do të…
By
2 Min Read
