Sony sjell Xperia Z1 Compact, apo Z1 Mini

Të gjithë fansat e telefonave Sony të cilët kanë qenë në pritje të versionit miniaturë të Sony Xperia Z1 duhet ta dinë se ky model i telefonit të mençur tashmë është zyrtarizuar nga kompania.
Pak kohë pas lansimit të modelit të përditësuar të linjës Xperia, përkatësisht modelit Xperia Z1f, kompania tani ka prezantuar edhe modelin e ri të telefonit të cilin kompania e ka quajtur Sony Xperia Z1 Compact.

Sony Xperia Z1 Compact sjell shumicën e karakteristikave për të cilat është folur gjatë muajve të fundit, mirëpo për të gjithë ata që kanë harruar duhet listuar edhe një herë shumicën e specifikave që is jell ky model.

Sony Xperia Z1 Compact sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.3-inç në teknologjinë e njohur si Triluminos Display dhe X-Reality, rezolucionin prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin quad-core Snapdragon 800 SoC me 2.2GHz, 2GB RAM si dhe baterinë me 2,300 mAh.

Për më shumë, Sony Xperia Z1 Compact bazohet në Android 4.3 Jelly Bean, ndërsa ndërfaqja e integruar në telefon është ajo e Sony’të. / Telegrafi /

Artikulli paraprakHP prezanton Slate21 Pro (all-in-one), PC-në e bazuar në Android
Artikulli vijuesLansohet uebfaqja ekskluzive për “Emrat dhe Cilësitë e Allahut”