Si po ndikojnë tabletët dhe telefonët inteligjentë në zhvillimin emocional dhe social

Sa herë kemi provuar të tërheqim vëmendjen e një fëmije për ta qetësuar me anë të një tableti ose smartfoni ?. A e dinit se kjo gjë mund të pengojë aftësitë e fëmijës për të mësuar vetë-rregullimin?

Studiuesit e Boston University School of Medicine pas shqyrtimit të disa llojeve të mediave interaktive, kanë ngritur një pyetje të rëndësishme lidhur me përdorimin e këtyre pajisjeve si mjete mësimore.

Studiuesit thanë se efektet anësore të televizorit dhe videove tek fëmijët e vegjël janë një e vërtetë e pashmangshme. Gjëja tjetër e cila po anashkalohet është pikërisht impakti i pajisjeve mobile në fëmijët parashkollorë duke qenë të vetëdijshëm për numrin e madh të atyre që i përdorin këto pajisje. Ata theksuan faktin se përdorimi i një tableti apo telefoni inteligjent për të tërhequr vëmendjen e fëmijës mund të rezultojë shumë i dëmshëm për zhvillimin social dhe emocional të tij.

“Nëse këto pajisje përdoren si metoda e vetme për qetësimin dhe hutimin e fëmijëve të vegjël, sa do të jetë e mundur që në një të ardhme të afërt po këta fëmijë të arrijnë të zhvillojnë një mekanizëm të tyre të brendshëm vetë rregullues?”-pyesin shkencëtarët.

Por, ky nuk është i vetmi problem që po hasin këta fëmijë. Shpenzimi i kohës në këto pajisje për fëmijët nën moshën tre vjeçare mund të pengojë edhe zhvillimin e aftësive të nevojshme në matematikë apo shkenca natyrore. Nga ana tjetër ata treguan disa studime ku sugjerohet se kemi përfitime nëse fëmijët përdorin pajisje mobile të dizenjuara për të zhvilluar aftësitë e para të lexim-shkrimit.

Thirrja më e madhe për çdo prind është që të nxisë dhe të rrisë ndërveprimin e drejtpërdrejtë njeri me njeri. Zgjedhja më e mirë do të ishte një orar i caktuar dedikuar familjes, pra kalimi i një kohë cilësore pranë të afërmve, pa praninë e televizorit apo pajisjeve të tjera mobile.

Dëshmitë e ekspertëve kanë qenë gjithnjë të shumta lidhur me faktin se fëmijët poshtë 30 muajve nuk mund të mësojnë nga televizori dhe videot ato gjëra të cilat i mësojnë nga ndërveprimi njerëzor.

Studiuesit kanë pranuar se ekzistojnë në fakt disa programe televizive të cilat mund t’a ndihmojnë një fëmijë të mësojë të lexojë apo të shkruajë, por vetëm në momentin kur fëmija është pranë moshës së shkollës./PCWorld

Artikulli paraprakE tmerrshme: E la varrin e djalit dëshmorë në luftën e UÇK-së dhe ik në Gjermani (VIDEO)
Artikulli vijuesBalla: Emigrantët s’mund t’i ndalim me armë