Është hapur së fundmi një faqe e re në internet për udhëtarët muslimanë, e cila përfshin një bazë të dhënash të restoranteve hallall dhe udhëzon udhëtarët në përpjekje për të përfituar në rritjen e numrit të turistëve islamë. Lajmi bëhet i ditur nga AFP. Specialistët e firmës me bazë në Singapor e quajtën faqen HalalTrip.com. Aty ofrohen një gamë e gjerë shërbimesh dhe produktesh me karakteristika për turistët që dëshirojnë të udhëtojnë në përputhje me rregullat e Islamit. Shpenzimet nga udhëtarët myslimanë janë vlerësuar të arrijnë 200.000.000.000 dollarë në vitin 2020, ndërsa janë llogaritur të kenë qenë 126.000.000.000 dollarë në vitin 2011. HalalTrip.com ka përfshirë rreth 400.000 hotele, si dhe të linja ajrore e paketave udhëtimesh, nga 1000 hotele që kishte në fillim. Turistët tani mund të kërkojnë fluturime dhe hotele në këtë faqe interneti, në gjuhën angleze, si rezultat i partneriteteve me Booking.com dhe motorin e kërkimit Wego.com. Ajo gjithashtu ofron dhe informacione lidhur me restorante hallall, xhami dhe pajisje të dobishme turistike muslimane. Me kalimin e kohës, faqja do të ofrojë shërbime dhe në gjuhë të tjerë, sidomos në arabisht. Këtë vit , ajo nisi një shërbim të ri, që lejon udhëtarët myslimanë për të përcaktuar oraret e lutjes së tyre, drejtimin në të cilin ata duhet të falen edhe kur ata janë në mes të fluturimit dhe nëpër zona të ndryshme kohore./noa/kohaislame.com
You Might also Like
Video: Bebja e lindur me cifël predhe në kokë
https://www.youtube.com/watch?v=ya-0pbgYbeE Kjo video e rrallë tregon se si mjekët sirianë në qytetin e Alepos arritën…
By
1 Min Read
Populli libian jetonte mirë në kohën e Gaddafit. Ç’ndodhi vallë ?!
Libia deri në vitin 1969, udhëhiqej nga mbreti Idriz. Ai përmbyset më 1968, me një…
By
6 Min Read
Banda “Pink Panther” po terrorizon Austrinë
Banda e plaçkitësve, “Pink Panther”, edhe më tutje është aktive në Austri, supozon policia austriake,…
By
1 Min Read
Hajdutët kibernetikë vjedhin 1 miliard USD në banka
Më shumë se 100 banka dhe institucione financiare në mbarë botën janë sulmuar në një…
By
1 Min Read
30 të vrarë në Alepo – nga ta 19 fëmijë
Aktivistët sirianë thonë se mbi 30 persona kanë humbur jetën nga goditja e një rakete…
By
1 Min Read
Kosovarët, prijnë të parët në Europë për internet
Kosovarët ua kalojnë gjermanëve, francezëve e shumë evropianëve tjerë për internet. Qyetarët më të varfër…
By
6 Min Read
