Pasardhësi i Nexus 7, nga mesi i vitit

Siç përcjell Reuters, informatat e marra nga disa burime të ndryshme thonë që Google nga mesi i këtij viti do të prezantojë gjeneratën e re të tabletit Nexus 7.

Nexus 7 i ri do të duhej të vazhdojë të prodhohet nga Asus, ndërsa çipi nVidia Tegra 3 do të zëvendësohet nga Snapdragon i Qualcommit, dhe atë më së shumti për shkak të shpenzimit nga nVidia. Përveç kësaj, ky tablet do të duhej të jetë edhe më i hollë, ndërsa thuhet që edhe rezolucioni më i madh do të jetë një prej risive. Google pret një shitje mjaft ambicioze prej rreth 8 milionë copë të këtij tableti. Por, për të arritur këtë Google duhet të vazhdojë strategjinë agresive të çmimeve, dhe sipas burimeve, dy opsione janë të mundura. Njëri është që tableti i ri të shitet me çmim prej 199 dollarësh, me ulje për të vjetrin, ose modeli i ri me çmim prej 149 dollarësh pa Nexus 7 të vjetër në ofertë./koha/kohaislame

Artikulli paraprakYahoo Mail integrohet me Dropbox
Artikulli vijuesArsyet që nuk i keni ditur pse duhet ta konsumoni ujin