Përafërsisht 70,000 klerikë musliman Indian kanë nënshkruar një fetva kundër DAESH dhe kundër grupeve të tjera terroriste duke thënë se ato “nuk janë organizata Islame”
Muftia Muhamed Saleem Noori një nga nënshkruesit e fetvasë ka thënë për Times e Indisë se përmes këtyre nënshkrimeve duam të tregojmë se qëndrojmë kundër terrorizmit.
Ai i bëri thirrje organizatave mediave të ndalojnë së quajturi “Islamike” organizatatat si DAESH, Talibanët dhe Al-Kaeda.
Një nga nënshkruesit ka thënë: “Në Kuran thuhet se vrasja e një personi të pafajshëm është e barabartë me vrasjen e të gjithë njerëzimit”.
Por edhe ata kanë qenë kundër disa vendeve të NATO-së të cilët kanë bombarduar në Siri kundër DAESH duke thënë se gra dhe fëmijë të pafajshëm janë vrarë në këto sulme.
Ata thonë se fuqia e Perëndimit duhet të fokusohet në ndaljen e terroristëve por jo në kurriz të jetës së civilëve./KohaIslame