96 vjeçari, diplomoi 76 vjet pas ndërprerjes së studimeve

Para 74 vjetësh i kishte ndërprerë studimet për shkak të një sëmundjeje dhe tash, kur ka mbushur 96 vjet, ka gjetur rastin t`i përfundojë ato.

Sylvio Ferrera nga qyteti francez Toulouse i kishte filluar studimet për inxhinieri në vitin e largët 1935, kur ishte 19 vjeçar.

Pas tre vjetësh i ishte dashur të ndërpriste fakultetin për shkak se u sëmurë nga malaria. Më vonë ishte lufta (e Dytë Botërore) që e pengoi t`i përfundonte studimet.

“Tash, më në fund do të mund të filloj nga puna”, është shprehur Ferrera në shaka gjatë solemnitetit të ndarjes së diplomës në Universitetin e Toulouse.

Gjatë gjithë këtyre viteve pas ndërprerjes së studimeve ai kishte punuar në vende të ndryshme si në SHBA, Siri, Tajvan etj.

Artikulli paraprakApple mund të përdorë orën zvicerane
Artikulli vijuesPensionistët e TMK-së, letër Thaçit