Austri: Po votohet për njohjen apo jo të festave të Muslimanëve

Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e austriakëve, sipas një sondazhi nga Instituti “Karmasin” janë kundër njohjes së festave të myslimanëve dhe vetëm 26 për qind kanë miratuar këtë kërkesë.

Bashkësia Islame ka kërkuar për besimtarët myslimanë në Austri që t’iu mundësohet atyre të kenë një ditë të lirë gjatë festave të tyre.
Organizata u ka propozuar myslimanëve në Austri që t‘u lejohet të festojnë duke pushuar gjatë festave fetare sipas modelit të zgjidhjes së veçantë që kanë bërë për protestantët./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakFenomeni El Ninjo
Artikulli vijuesFekonditeti dhe Fertiliteti