Bisedimet për Qipron, arrihet zgjedhje në disa çështje

Espen Barth Eide, tha se në negociatat për çështjen e Qipros që vazhdojnë në Gjenevë janë arritur disa zgjidhje për disa çështje të diskutuara.

Këshilltari i posaçëm për Qipron i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Espen Barth Eide tha se në negociatat për çështjen e Qipros që vazhdojnë në Gjenevë janë arritur disa zgjidhje në disa çështje të diskutuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndër të tjera Eide, ka njoftuar se në negociatat për Qipron që vazhdojnë në Gjenevë palët do të paraqesin ditën e sotme hartat e tyre, të cilat do të ruhen nga OKB-ja dhe se nuk do të ndahen me publikun.

Gjithashtu Espen Barth Eide, ka deklaruar se konferenca ndërkombëtare për çështjen e Qipros që do të mbahet në Gjenevë do të realizohet ditën e nesërme me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të vendeve garantuese.

Artikulli paraprakSi e definoj shtetin e Kosoves?
Artikulli vijuesMasa e reciprocitetit me Serbinë si “krenari e qytetarëve të Kosovës”