Izraeli organizoi një sulm ajror ndaj rripit të Gazës

Izraeli organizoi një sulm ajror ndaj Rripit të Gazës.

Në këtë sulm ka humbur jetën një palestinez ndërsa një tjetër u plagos.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës deklaroi se sulmi u organizua me avion të telekomanduar ndaj një fushe të trajnimit të Brigadave “Izzeddin Kassam” në veri të Gazës.

Njoftohet se pas sulmit edhe avionët luftarak të Izraelit fluturuan në lartësi të ulët mbi këtë zonë.

Qeveria e Hamasit në Gazë, vendosi që pas sulmit ajror të Izraelit ti evakuoj qendrat e sigurimit në këtë zonë.

Sipas informatave të marra nga forcat e sigurisë, në këtë zonë ka filluar evakuimi i të gjitha qendrave të sigurimit.

Në anën tjetër kanali televiziv izraelit “Kanal 2”, pretendoi se palestinezi i vrarë ishte i përzier në sulmin me raketa të organizuar në jug të territoreve të Izraelit./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTURQI-IZRAEL: RAUNDI I DYTË I BISEDIMEVE PËR DËMSHPËRBLIMIN, JAVËN E ARDHSHME NË TEL-AVIV
Artikulli vijuesBanglladesh – Arrinë në 400 numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese