"Po flitet" në media: Ndërhyrja ushtarake në Siri brenda 3 ditëve, nis me bombardime

Pentagoni është duke u përgatitur për sulme më intensive dhe më të gjata në Siri sesa ishte planifikuar fillimisht. Los Angelos Times ka zbuluar se sulmi pritet të zgjasë tri ditë.

“Planifikuesit e luftës tani synojnë të lëshojnë një breshëri të rëndë raketash, për të vijuar me shpejtësi me sulme të tjera në objektiva që mund të mos jenë goditur ose kanë qëndruar në këmbë pas sulmit të parë”- citon Times zyrtarë amerikanë.
Zyrtarët kanë zbuluar se tashmë janë më shumë se 50 objektiva, që ishin vendosur më parë.

Obama pritet tu drejtohet amerikanëve në tre intervista që do të jepen për tre nga rrjetet më të mëdha televizive, si PBS, CNN dhe Fox News. Intervistat do të transmetohen përpara se Obama ti drejtohet popullit amerikan me një fjalë të martën, në pritje të një vote unanime pro sulmit, nga Senati Amerikan./bs/kohaislame

Artikulli paraprak(Video) Komponentet kimike për armët kimike, ushtria e Asadit i ka blerë nga Britania
Artikulli vijuesProtesta pro Morsit në shumë qytete të Egjiptit