Al-Shabab largohet nga baza e tyre e fundit, porti Kismayo

Grupi ekestremist somalez al-Shabab thotë se është tërhequr nga baza e tij e fundit në vend. Ky rrjet njoftoi sot se ka braktisur portin e Kismayo-s, një ditë pasi forcat keniane e sulmuan qytetin-port në përpjekje për të dëbuar ekstremistët. Al-Shabab është betuar të rikthehet në qytet.

Ushtria keniane njoftoi se sulmi i djeshëm nga toka, ajri dhe deti u realizua në koordinim me Bashkimin Afrikan dhe trupat e qeverisë somaleze.

Al-Shabab ka lidhje me al-Kaidën dhe e ka shfrytëzuar portin e Kismayo-s për të importuar armë dhe për të grumbulluar fonde përmes taksave dhe tarifave./voa

Artikulli paraprakROLI I DIJETARËVE MUSLIMANË NË REZISTENCËN SHQIPTARE NË ÇAMËRI
Artikulli vijuesBraçe: Berisha, tregti armësh me serbët dhe malazezët