Në Gjermani shpërtheu një skandal politik. Qeveria pranoi se dy vjet më parë ka furnizuar në Siri substanca, të cilat përdoren në prodhimin e armëve kimike.
Berlini ka furnizuar në Siri gjithsej rreth 360 ton kimikate. Për këtë ditën e hënë njoftoi Ministria e Ekonomisë dhe Teknologjive të reja të Gjermanisë. Deri në vitin 2011, kur në Siri shpërtheu kriza, ky vend konsiderohej një partner normal tregtar. Në qershor të vitit 2010 në Siri mbërriti një delegacion biznesmenësh gjermanë, i cila vendosi kontakte të drejtpërdrejta me kompanitë lokale, tregon Manuel Ochsenreiter:
– Në atë kohë askush nuk thoshte asgjë në lidhje me “diktaturën e keqe” ose “diktatorin”, si dhe për faktin se ne nuk mund të ndërtojmë marrëdhënie biznesi me këtë vend. Gjithçka u kthye me kokë poshtë brenda një nate, kur në mars të vitit 2011 politika e jashtme gjermane ndryshoi qëndrimin e saj mbi Sirinë.
Historia mbi eksportin e kimikateve në Siri – një histori e marrëdhënieve normale të biznesit, të cilat u shndërruan në hipokrizi. Gjermania është komb i eksportit. Ne jetojmë falë eksporteve tona, ne jemi një nga kombet më të mëdha eksportuese në mbarë botën, dhe, natyrisht, ne kemi marrëdhënie tregtare me shumë vende.
Qeveria gjermane, e cila në kohën e vet e miratoi eksportin e këtyre substancave në Siri, sot i kritikon këto veprime me një forcë të tillë, sikur bëhet fjala për furnizimin e armëve kimike të gatshme për përdorim. Përkundrejt këtij sfondi, i çuditshëm duket fakti që pothuajse askush nuk shqetësohet prej kontratave ushtarake të Gjermanisë dhe Izraelit, mendon Manuel Ochsenreiter:
– Ne nuk diskutojmë gjëra të tjera në Gjermani, për shembull, eksportin e nëndetëseve më moderne ushtarake në Izrael. Izraeli zotëron më shumë se 200 mbushje bërthamore. Për më tepër ne nuk e dimë se ku ndodhen ato dhe se sa të rrezikshme janë. Ndërkohë që këto nëndetëse janë të aftë të qëllojmë me raketa të tilla.
Sipas mendimit të Manuel Ochsenreiter, një situatë e tillë shpjegohet me mungesën e pavarësisë së politikës të jashtme gjermane. Në vend që të veprojë në interes të popullit gjerman, qeveria orientohet në Bruksel dhe Uashington, përfundon gazetari.
You Might also Like
Merkel: Realizimi i marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së nuk do të jetë i lehtë
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu kënaqësi për shkak të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë për…
By
Redaksia
1 Min Read
SHBA, së shpejti hetime kundër Lëvizjes Gulen për shkak të aktiviteteve kriminale
"Ne e dimë se njerëzit e Gulenit në SHBA paratë nga të hyrat publike i…
By
Redaksia
4 Min Read
Vriten 32 ushtarë në Jemen, si hakmarrje ndaj vrasjes së liderit
Dhjetëra ushtarë jemenas janë vrarë nga sulmet në dy post-blloqe ushtarake në jug të Jemenit.…
By
Redaksia
1 Min Read
Fshati sirian Madaya që po shuhet nga uria, bllokohet karvani me ushqime dhe ilaçe
Një karvan me ndihma të OKB-së, ushqime dhe ilaçe për fshatin sirian Madaya që po…
By
Redaksia
1 Min Read
Irani i vendosur për të mbajtur Asadin në pushtet
Në një deklaratë për gazetën El-Ahbar në Liban, Velajeti ka folur për zhvillimet më të…
By
Redaksia
2 Min Read
Amerikë: Amina El-Ashmawy shpallet Profesor i Vitit
Profesoresha Dr. Amina El-Ashmawy nga Colin Collegea është shpërblyer me çmimin Profesor i Vitit 2015…
By
Redaksia
1 Min Read
