Yildirim: Historia e afërt e Perëndimit është e mbushur plot tragjedi

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim bëri të ditur se në historinë e Turqisë nuk ka asgjë për të ulur kokën.

“Sot, në historinë e Perëndimit ka aq shumë tragjedi të mëdha, saqë po të jepnin të gjitha llogaritë, nuk do të kishte fletore që ti nxinte” tha Yildirim.

Kryeministri turk që zhvilloi dje në vizitë zyrtare në Azerbajxhan, në kuadër të kontakteve, u takua me homologun Artur Rasizade.

Yildirim, në konferencën e përbashkët për shtyp të zhvilluar pas takimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve, tha se kanë vlerësuar gjerësisht disa gjendje të padrejta me të cilat përballet Turqia dhe Azerbajxhani.

“Për një temë që bazohet para 100 vjetësh, për të cilën nuk dihen nëse ka ndodhur apo jo, temë kjo për të cilën përjetojnë mosmarrëveshje edhe vetë historianët dhe që drejtësia ndërkombëtare nuk ka mundur të marrë vendim, Kuvendi Federal i Gjermanisë, ka marrë një vendim akuzues ndaj Turqisë” rikujtoi Yildirim duke bërë të ditur se ky vendim nuk ka asnjë vlerë për Turqinë.

“Por marrja e një vendimi të tillë nga një aleat i rëndësishëm si Gjermania, me të cilën Turqia ka zhvilluar edhe tregti të përbashkët në Evropë edhe në aspekte të shumta të tjera, ka shkaktuar një zhgënjim për Turqinë” tha Yildirim dhe shtoi: “Çfarëdolloj qoftë arsyeja e vendim-marrjes, qoftë kjo nismë e lobit armen, qoftë për arsye politike, ajo nuk mund të ndryshojë të vërtetën. Në të shkuarën tonë, në historinë tonë, ne nuk kemi asgjë për të ulur kokën, kurse në historinë e Perëndimit ka aq shumë tragjedi të mëdha, saqë po të jepnin të gjitha llogaritë, nuk do të kishte fletore që ti nxinte” tha Yildirim.

Edhe kryeministri i Azerbajxhanit, Rasizade, në lidhje me vendimin e Parlamentit Gjerman për pretendimet armene, tha se ata që e quajnë veten demokratë, kanë marrë një vendim kaq të padrejtë.

Ai tha se ata që kanë sjellë në rend të ditës ngjarjet që pretendohen se kanë ndodhur 100 vjet më parë, shpërfillin mizorinë e bërë nga armenët ndaj azerbajxhanasve 20 vjet më parë.

Artikulli paraprakQKUK pa barna
Artikulli vijuesRamazani fillon të hënën, BIK-u uron myslimanët