Rama: Këshilltarë turq do asistojnë në ekonomi, shëndetësi, energji dhe rend

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama priti të shtunën Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutollu. Gjatë këtij takimi, Kryeministri shqiptar Rama e falënderoi ministrin Davutollu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë si dhe theksoi se “partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë më tej edhe bashkëpunimin në të ardhmen”.

Ndërsa Ministri Davutollu uroi Kryeministrin shqiptar Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës së re në qeverisjen e vendit.

Rama dhe Ministri i Jashtëm Davutoglu biseduan edhe për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të dy kabineteve qeverisëse, si edhe për këshilltarët turq në fushat e energjisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe rendit publik që do të asistojnë nga afër sektorët përkatës./trt/kohaislame.com

Artikulli paraprakDavutogllu Shqipërisë: "Gjithmonë jemi bashkë me njëri-tjetrin"
Artikulli vijuesEdi Rama, fyerje ndaj muslimaneve