NATO vret përsëri civil në lindje të Afganistanit

Përkundër kundërshtimeve të funksionarëve dhe protestave të popullit afgan kundër vazhdimit të sulmeve ajrore të Amerikës, forcat e NATO-s përsëri kanë vazhduar sulmet e tyre ajrore në rajonet të ndryshme të Afganistanit.
Zëdhënësi i policisë lokale në provincën Nangerhar ka njoftuar se avionët e NATO-s përsëri kanë sulmuar rajonin Saraçe afër qytetit Xhalalabad në provincën Nangahar të Afganistanit. Hazret Husein Mashriki Val shtoi se në këto sulme të cilat janë kryer dje në mbrëmje, kanë humbur jetën pesë civilë afganë, në mesin e tyre 3 fëmijë. Vazhdimi i agresionit, sulmeve dhe krimeve të avionëve amerikanë pa pilot në rajone të ndryshme të Afganistanit kanë ngritur irritimin dhe urrejtjen e popullatës civile dhe funksionarëve afganë ndaj forcave të huaja në këtë vend.

Artikulli paraprakProdhuesit e armëve në Amerikë kërcënojnë lidhur me pushimin e qeverisë
Artikulli vijuesIrlandezët heqin Senatin, për të ulur shpenzimet bugjetore