Autoritetet turke kanë hequr edhe 25 shefa të policisë nga postet e tyre, duke zgjeruar edhe më shumë hetimet për korrupsion që kryeministri Tajip Erdogan i ka quajtur “operacione të pista” kundër qeverisë së tij.
Erdogan akuzoi “grupet ndërkombëtare” dhe “aleancën e errët” të shtunën që kanë nxitur hetimet dhe sinjalizoi se spastrimi i njerëzve që qëndrojnë pas tërë kësaj do të vazhdojë.
Njëzet e katër zyrtarë janë arrestuar nën hetimin për korrupsion, duke përfshirë bijtë e dy ministrave të qeverisë dhe menaxherin e përgjithshëm të Halkbank.
Rreth 70 policë, duke përfshirë edhe kreun e forcës së Stambollit, janë shkarkuar apo lëvizur nga postet e tyre që kur filloi arrestimi i të dyshuarve javën e kaluar.
Pozita e Erdoganit nuk është në kërcënim të mënjëhershëm, por çarjet në mes partisë AK dhe të lëvizjes së Gylenit Hizmet mund të vendosë që zgjedhjet lokale të mbahen në mars.
Kryeministri tha të shtunën se hetimet për zyrtarët e arrestuar do të vazhdojnë.
“ Ata që duan të krijojnë struktura paralele me shtetin, ata që kanë infiltruar në institucionet shtetërore…ne do të vimë edhe në varret tuaja dhe do t’i nxjerrim këto organizata jashtë shtetit,” tha ai në një fjalim në veri të qytetit Ordu.
Erdogani është përmbajtur nga përmendja e Gylenit, por mosmarrëveshjet midis dy burrave janë hedhur jashtë në muajin e kaluar mbi një plan të qeverisë për të hequr shkollat private për parashkollorë, duke përfshirë edhe ato të drejtuara nga Hizmet.
Shkollat, si pjesë e një rrjeti me shtrirje globale, janë burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe themeli i ndikimit të Hizmetit.
Nga vendimet e para të shefit të ri të policisë së Stambollit, Selami Altinok, ishte ndalimi i gazetarëve për të hyrë në zyrat e policisë në të gjithë vendin, njoftuan mediat vendase të dielen./mesazhi/
You Might also Like
Kurdët e Turqisë kërkojnë më shumë liri
Luftimet në rritje mes forcave turke dhe rebelëve kurdë nxjerr në pah faktin se "çështja…
By
Redaksia
4 Min Read
Këshilli i Evropës bën thirrje për shfuqizim të ligjeve që kanë shënjestruar muslimanët
Komisionieri i të drejtave të njeriut pranë Këshillit të Evropës Nils Muiznieks, ka bërë thirrje…
By
Redaksia
1 Min Read
Edhe JUVENTUSI urron Muajin e bekuar të Ramazanit
Gjigandi Italian JUVENTUS ka urruar besimtarët mysliman muajin e bekuar të Ramazanit në faqën zyrtare…
By
Redaksia
0 Min Read
Sulm kundër forcave të huaja në qendër të Kabulit
Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer makinën e tij të mbushur me eksplozivë në afrësi të…
By
Redaksia
1 Min Read
Davutoglu: “Në Turqi nuk ka asnjë qytet pa refugjatë”
Davutoğlu ka vënë në dukje se në Turqi ndodhen 2.5 milionë refugjatë, statistikë kjo të…
By
Redaksia
1 Min Read
Ushtarët e Asadit vrasin 62 persona në Siri
Një total prej 62 personash u vranë në disa qytete të Sirisë gjatë operacioneve të…
By
Redaksia
1 Min Read
