Adobe Photoshop (lexo Adobe Fotoshop, apo Foto punishtja “Adobe”) është një program kompjuterik (ang.: software, lexo: softuer) që lejon manipulime të fotografive. Adobe Photoshop është njëri nga programet më te përhapura në botë dhe përdoret nga profesionistët, amatorët dhe fillestarët.
Adobe Photoshop është një makineri veglash informatike, një punishte e ndarë në laboratorë të ndryshme për përpunimin, transformimin, transportimin, regjistrimin e veglave grafike. Programi në vetë ndër të tjerat ka një pasqyrim të laboratorit të fotografisë, me disa funksione plotësuese vizuale që mundësojnë përpunimin e fotografisë me metoda më të zhvilluara në këtë lëmi. Me ndihmën e veglave të programit mundësohet përcjellja e të dhënave tek aparatet periferike si printeri, kamera etj.
You Might also Like
Apeli dhe Apelimi
Apel m.sh. -Thirrje emër për emër e nxënësve në shkollë, e ushtarëve ose e njerëzve…
By
1 Min Read
Automobili
Automobili apo vetura është një mjet transportues rrugor. Në vitin 1890 Ransom E. Olds konstruktoi…
By
3 Min Read
Transporti
Transporti është lëvizja e mallrave dhe njerëzve nga një vend në vendin tjetër. Transporti është…
By
2 Min Read
