Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan ripohoi të shtunën se qeveria do të mbyllë të gjitha qendrat private parapërgatitore dhe do të bëjë konvertimin e tyre në shkolla konvencionale private.
Erdogan vizitoi dy provincat lindore të shtunën për të marrë pjesë në mitingjet e para të zgjedhjeve lokale që kur filloi fushatën zgjedhore të mërkurën.
“Shkollat shtetërore do të sigurojnë mësim shtesë pa pagesë për fëmijët në fundjavë, nëse është e nevojshme,” tha ai.
Erdogan tha gjithashtu se rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme lokale do të jenë jetike për të ardhmen e Turqisë dhe zgjedhjet i quajti një “luftë të re për pavarësi.”
“Ju do të jepni vendimin përfundimtar më 30 mars. Ju do të caktoni nëse duhet të ndalen së vepruari strukturat paralele brenda shtetit, ” tha Erdogan në fjalimin e tij në Sivas , duke iu referuar polemikave që një qeveri nën hije ishte themeluar nga gjyqësori, policia dhe mediat që për synim kishin qeverinë.
” Ato duar të pista nuk do të arrijnë qëllimet e tyre në këtë vend. Ne pa hezitim do të përgjigjemi në mënyrën e duhur ndaj tyre,” tha ai./mesazhi/
You Might also Like
Ekstradimi i Abdeslam në Francë, i rrezikshëm
Ekstradimi i Salah Abdeslam, të dyshuarit të vetëm të mbijetuar nga sulmet e Parisit, do…
By
Redaksia
1 Min Read
Assadi nuk heq dorë nga “parimet” e tij
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se nuk do të heqë dorë nga “parimet”…
By
Redaksia
1 Min Read
Në radhët e çlirimtarëve sirianë po luftojnë qindra evropianë
Rreth 500 qytetarë evropianë po luftojnë kundër trupave të regjimit në anën e opozitarëve të…
By
Redaksia
1 Min Read
Belgjika liron të dyshuarin për sulmet në Bruksel
Një njeri i njohur si Faycal C, personi i vetëm i arrestuar dhe i akuzuar…
By
Redaksia
2 Min Read
Shpërthim në bastionin Hizbullahut në Bejrut
LIBAN Një makinë bombë që shpërtheu sot në rrethinat jugore të Bejrutit la të paktën…
By
Redaksia
1 Min Read
Libia kërkon ndihmë në luftën kundër ISIS-it
Qeveria e Libisë sërish ka kërkuar ndihmë në luftën kundër ISIS-it, duke paralajmëruar se xhihadistët…
By
Redaksia
1 Min Read
