AAK kërcënon Indeksonline për mendimin e lirë

Pas publikimit të artikullit me titull “Pronë e kujt është AAK-ja” në portalin Indeksonline, ka reaguar zëdhënësi i AAK-së Ernest Luma. Por, Luma ka kërcënuar portalin duke mos zgjedhur mënyrën profesionale të demantimit të këtij artikulli.

Indeksonline i bën të ditur opinionit publik dhe AAK-së se është medium i pavarur dhe profesional përtej çdo agjende dhe “porosie” që dikush nga AAK mund ti referohet. Ne në vijimësi kemi ndjekur një çasje kritike në raport me të gjitha subjektet politike në vend. Kjo logjikë e çasjes se AAK-së në raport me mediat na bën edhe me fuqishëm të besojmë në mendësinë politike që e determinon këtë subjekt politik! Lufta për dominancë nuk behët me shantazhe dhe kërcënime. Kosova e ka vuajtur mjaft këtë segment dhe tashmë është koha e fundit që kjo pjesë e errët e historisë sonë ti takoj të kaluarës. Indeksonline mbetet fuqishëm besnike e fjalës dhe mendimit të lirë. Këto janë atributet themelore të çdo demokracie dhe lirisë si parim fundametal i saj. A nuk luftuat për këtë gjë ju z.Luma?? Apo e kemi gabim edhe kësaj radhe…?!

Me poshtë ju sjellim të plotë e-mailin e z. Ernest Luma, që është nënshkruar zyrtarisht si “Media AAK”!

“Faton, pres qe per 30 minuta te me tregosh cili bir shkine eshte porositesi i artikullit “Prone e kujt eshte AAK-ja”?!
Nen dy, deri kur doni me vazhdu me e shpertytyru gazetarine e Kosoves, me e drogu’ opinioni me shpifje e etiketime.
Nen tre, deri jur ju si medium do ta luani rolin e perzervativit te porositesve te shkrimeve, shpifjeve dhe trillimeve kunder Ramush Haradinajt?
Nen kater, nanen kam me ia “piiii…ppp…” porositesit te ketij shkrimi, te fabrikuar enkas kunder Ramushit”…
Nen pese, nese nuk pergjigjesh ketu per keto shpifje e rrena publike, do te pergjigjesh ne gjykate.
Nen gjashte, une qe po te shkruaj jam Ernest Luma, dhe po te shkruaj me pikenisje krejt personale, me motive po ashtu morale prej gazetari, qe e njoh mire, shume mire kete zeje.
Nen shtate, pres te silleni korrekt me AAK dhe me Ramushin, e jo si shkijet dhe mashat e tyre ne Kosove.
Qe 15 vjet merrem me keto tema dhe qe 15 vjet e di luften speciale te Serbise dhe veglave te saj, kunder vlerave tona dhe kunder Kosoves.
Shpifjet tuaja jane shume te uleta, dhe reagimi im, i brendshem, ne kete rast, eshte i imponuar nga niveli juaj profesional ne kete rast. Ernest Luma”, përfundon e-maili I Lumajt drejtuar Indeksonline.

/kohaislame

Artikulli paraprakPër cilët terroristë po bëhet fjalë?!
Artikulli vijuesSi ta ulim tensionin e gjakut