Qe shumë vite naftarët kanë refuzuar dhe u kanë rezistuar organeve shtetërore që të mos fisklaizohen me arka të veçanta.
Për njohësit e kësaj fushe kjo ka ndikuar në çmim, pasi që naftarët asnjëherë nuk deklarojnë sasinë e saktë të shitjes dhe në këtë formë po i ikin tatimit nga shteti, shkruan sot e përditshmja “Zëri”.
Njohësi i kësaj fushe Labinot Hashani, i ka thënë “Zërit” se nga 650 kompani të naftës, vetëm 45 prej tyre kanë hyrë në proces të fiskalizimit të veçantë dhe ato janë kompanitë më të mëdha. “ Të tjerat tash e 1 vit po e refuzojnë fiskalizimin e veçantë duke shkelur ligjin dhe duke pamundësuar që shteti të mbledhë tatimet nga shitja e derivateve të naftës” ka thënë ai, duke shtuar se “rreth 600 milion litra importohen dhe Administrata Tatimore duhet të deklarojë dhe të tregojë publikisht sa tatime ka mbledhur nga këto pika të shitjes së derivateve” ka thënë Hashani.
Edhe drejtori i Institutit “Riinvest” Lumir Abdixhiku, ka thënë se naftarët kosovarë janë arsyetuar se ngritja e çmimit të naftës në Kosovë është pasojë e ngritjes së çmimit nëpër bursa ndërkombëtare, që, sipas tij, kjo do të nënkuptonte se edhe ulja eventuale do të ndodhte njëtrajtësisht.
You Might also Like
Isa Mustafa: Kalimi i Demarkacionit hap udhë për shumë procese
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përshëndetur ratifikimin e demarkacionit në Kuvend,…
By
Redaksia
0 Min Read
Që nga paslufta janë vetëvrarë 21 veteranë të UÇK-së
Është varrosur dje, në fshatin e tij të lindjes – Drenoc të Rahovecit, veterani i…
By
Redaksia
1 Min Read
VV: Ekonomia drejt shkatërrimit
Në një konferencë për media të Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuar nga Shpend Ahmeti, është vlerësuar se…
By
Redaksia
5 Min Read
PËRLESHJE ME ARMË NË PRISHTINË
Sot në mesditë në lagjen e Sharbanëve, në Kodrën e Trimave në Prishtinë ka ndodhur…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoxhaj: Njoha e Kosovës nga Libia – çështje kohe
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se Libia ka qëndrim pozitiv ndaj shtetit…
By
Redaksia
1 Min Read
Hedhet poshtë aktakuza për terrorizëm ndaj katër të arrestuarve
Gjyqtarja e EULEX-it ka aprovuar kërkesat e mbrojtjes dhe ka hedhur poshtë aktakuzën për veprat…
By
Redaksia
2 Min Read
