Shumica e amerikanëve qëndrojnë ulur mbi 9 orë çdo ditë, dhe kjo tashmë është kuptuar si një faktor i madh rreziku për shumë sëmundje shëndetësore kronike të tilla si obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Qëndrimi ulur për intervale të gjata kohore të çon në obezitet për disa arsye: Ky pasivitet zvogëlon aktivitetin e enzimës lipoprotein lipase, e cila ndihmon në djegien e yndyrës. Përveç kësaj, metabolizmi është i ngadalësuar, kështu që kjo vështirëson mundësinë e trupit për të djegur kalori. Efektet e dëmshme nga qëndrimi i tepërt ulur janë shumë të theksuara sa që edhe ushtrimi i rregullt 30 minuta në ditë, pesë herë në javë, nuk do t’i kompensojë efektet negative shëndetësore. Mungesa e aktivitetit fizik dhe qëndrimi ulur për orë të tëra në ditë mund të sjellë dobësim të zemrës. Gjithashtu rrit presionin e gjakut dhe zvogëlon diametrin e venave duke rritur kështu më tej rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve të fundit qëndrimi ulur për kohë të zgjatura ishte i njëjtë si për ata persona që kishin patur më parë probleme me zemrën, dhe si për ata të tjerët të cilët nuk kishin patur probleme të tilla më parë. Kjo do të thotë se është një rrezik tepër i madh për të gjithë njerëzit të cilët e praktikojnë këtë pasivitet. Çdo orë shtesë ulur rrit rrezikun e paaftësisë duke ju bërë që të mos jeni të aftë të ngriheni dhe nga krevati apo të kryeni veprimtari të tjera të përditshme sipas moshës . Ushtrimet nuk e fshehin rrezikun, edhe pse aktivitete të rregullta ç’lodhës mund të ndihmojnë në zbutjen e dëmeve.Mbajtja e muskujve në gjendjen e duhur, ecja përgjatë ditës në mënyrë të rregullt është ideale për lëvizshmërinë tuaj në të ardhmen.
You Might also Like
Mjekët të paguhen sipas punës
Rreth 640 euro është paga që marrin specialistët mjekësorë. Këtë shumë e përfitojnë sikur ata…
By
2 Min Read
Pranvera, sezon i vështirë i alergjive
Sezonet gjithnjë më të hershme të lulëzimit dhe sasitë gjithnjë më të mëdha të polenit…
By
1 Min Read
Islami dhe ndihma e tij në fushën e higjienës për mbrojtjen e shëndetit
Feja Islame baza e së cilës është Kurani dhe Suneti, është e gjithanshme për çdo…
By
7 Min Read
Rëndësia e hurmave për shëndetin e njeriut
Hurmat përmbajnë sheqer, yndyrë dhe proteina, poashtu edhe vitamina të rëndësishme. Hurmat janë shumë të…
By
6 Min Read
Rreziku i pijeve energjike
Pijet energjike janë shndërruar ne pijet më të preferuara të të rinjve dhe fëmijëve. Por,…
By
2 Min Read
Përse na ‘rrudhen’ gishtat në ujë
Rezultatet e një kërkimi nga nje grup shkenctarësh ne univerzitetin Britanik në Njukasll tregojnë që…
By
1 Min Read
