Trupat e katër hebrenjve të cilët u vranë javën e kaluar në një sulm mbi një dyqan hebre në Paris kanë mbërritur sot në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA). Në ceremoninë e varrimit të tyre do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët e tjerë. Vrasja e Yohan Cohen, Yoav Hattab, Francois-Michael Saad dhe Philip Braham ka tronditur komunitetin hebre në Francë i cili numëron 500.000 njerëz, që e bënë atë më të populluar në Evropë. Viktimat ishin pengje në një supermarket hebre në lindje të Parisit dhe janë në mesin e 17 të vrarëve në sulmet terroriste në kryeqytetin e Francës javën e kaluar. Në një njoftim për shtyp të lëshuar të dielën, kryeministri tha se e ka pranuar kërkesën e familjeve të viktimave të sulmit terrorist dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve relevante qeveritare të ndihmojnë në bartjen e kufomave në Izrael. Vitin e kaluar Franca ishte në majë të listës për nga numri i emigrantëve nga Izraelit. Rreth 7.000 emigrantë të ri kanë ardhur në atë vend gjatë vitit 2014, që ëshhtë dyfish më shumë krahasuar me një vit më parë. Netanyahu u bëri thirrje hebrenjve në mbarë kontinentin evropian të kthehen në Izrael në mënyrë që të jenë më të sigurt si pasojë e rritjes së gjendjes anti-semitik.
You Might also Like
Bozdag: Nga Perëndimi nuk morëm reagimet e pritura
Jagland gjendet për vizitë në Turqi, ndërsa dje theksoi se vizta në Ankara është që…
By
Redaksia
2 Min Read
HRW: Trupat siriane bëjnë ekzekutime në masë
Aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë trupat siriane për ekzekutime në masë. Human Rights…
By
Redaksia
3 Min Read
Sulm i armatosur ndaj një autobusi në Pakistan, 41 të vrarë
Sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 41 persona dhe janë plagosur afërsisht 20 të…
By
Redaksia
1 Min Read
Historia e Ajlan, vogëlushi i vdekur në brigjet turke u refuzua nga Kanadaja
Kriza e klandestinëve po shkakton tragjedi të rënda, edhe në mesin e fëmijëve, ku shumë…
By
Redaksia
3 Min Read
Hetimet ndaj FETO-s në Turqi, arrestohen 30 policë
Të dyshuarit u arrestuan nga ekipe të Departamentit për krim të organizuar dhe kundër kontrabandimit…
By
Redaksia
2 Min Read
Arabia Saudite premton $4 miliardë shtesë për Egjiptin
Arabia Saudite pritet që t’i dhurojë Egjiptit mbi 4 miliardë dollarë shtesë në ndihma, për…
By
Redaksia
1 Min Read
