Llogaria e Komandës Qëndrore Amerikane në Twitter dhe YouTube është marrë nën kontrollin e hakerëve që thonë se i përkasin grupit Shteti Islamik. Në to janë postuar kërcënime ndaj ushtarëve amerikanë, duke paralajmëruar “Po vijmë. Ruhuni nga ISIS.” Mesazhet e tjera me Tweeter që pasuan përfshijnë fotografi të dokumentave që duket se kanë numrat e telefonave, adresat e emailave dhe adresat e shtëpive të dhjetra zyrtarëve ushtarakë amerikanë. Në faqet e marra nën kontroll nga hakerat, po ashtu duket se janë postuar disa harta sekrete ushtarake të Kinës dhe Koresë së Veriut. Vërtetësia apo rëndësia e këtyre dokumenteve nuk mund të konfirmohet. Zyrtarët e Komandës Qëndrore CENTCOM nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të Zërit të Amerikës rreth sulmit kibernetik. Por Pentagoni konfirmoi sulmin dhe tha se po merren masat e duhura për këtë çështje. (VOA)
Shtëpia Shkencë dhe Teknologji Teknologji VOA: Pentagoni përjeton sulm kibernetik nga CyberCaliphate?