Grupi monitorues i luftës civile në Siri thotë se rreth 200 luftëtarë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, gjatë aksionit të marrjes së dy bazave ushtarake nga ana e militantëve në pjesën veriperëndimore të vendit. Observatori sirian për të drejtat e njeriut që e ka bazën në Britani, ka njoftuar të martën se rreth 100 trupa të ushtrisë siriane dhe 80 militantë janë vrarë gjatë betejës dy ditore për marrjen e bazës ushtarake Wadi Deif. Bazat ushtarake Wadi Deif dhe Hamidiyeh janë marrë nën kontrollë të militantëve që janë të lidhur me Al-Kaidën, grupin Al-Nusra dhe grupet tjera ekstremiste. Baza ushtarake Wadi Deif kishte qenë e rrethuar nga militantët për më shumë se dy vite. Kjo bazë ushtarake gjendet përgjatë autostradës që lidhë Damaskun me qytetin Aleppo. Observatori sirian i cili i siguron informacionet nga aktivistët dhe mjekët në terren, thotë se sulmuesit e organizatës Al-Nusra, kanë kapur edhe së paku 120 ushtarë sirianë.
You Might also Like
Irani i shqetësuar nga numri i të infektuarve nga HIV/AIDS
Ministri iranian i shëndetësisë ka lajmëruar të hënën se numri i shtetasve të Iranit të…
By
Redaksia
1 Min Read
Jemen, protesta nga militantët Husi kundër Arabisë Saudite
Pjesëtarë të lëvizjes Husi në kryeqytetin jemenas, Sana kanë protestuar kundër Arabisë Saudite me pretendimin…
By
Redaksia
1 Min Read
Lavrov thirrje opozitës në Siri për bisedime me qeverinë në Damask
Ministri i jashtëm rus,Sergei Lavrov ka bërë thirrje për një marrëveshje mes grupeve të opozitës…
By
Redaksia
1 Min Read
John McCain: Rrëzimi i Mursit ishte puç dhe grusht shteti
Senatori amerikan Xhon Mekkein, ka deklaruar se rrëzimi i presidentit egjiptian Muhamed Mursi, ishte një…
By
Redaksia
1 Min Read
Siria, Rusia dërgon 4 anije në Mesdhe
Rusia ka dërguar pesë anije të reja luftarake në Mesdhe, në afërsi të bregut sirian,…
By
Redaksia
2 Min Read
“Në Siri dëshirojmë formimin e një qeverie ku nuk ndodhet Asadi”
"Nëse më pyesni mua nëse dëshirojmë apo jo një rajon gjysmë autonom për kurdët përgjigja…
By
Redaksia
2 Min Read
