Bitcoin po humb vlerë dhe shumë madje. Dy ditë më parë monedha dixhitale ra poshtë 200 dollarëve në vlerën e 179.13 dollarëve. Vlera e Bitcoin filloi të binte me shpejtësi nga 267 dollar në 224 dollar dhe më pas në 179 dollar sipas Coinbase. Ekspertët thanë se rënia nën vlerën e 250 dollarëve do të ishte mjaft e rrezikshme për ekosistemin e Bitcoin. Teksa monedha dixhitale po humb vlerë, më shumë pronarë kanë filluar tu drejtohen kurseve të këmbimit të ti shitur, dhe pikërisht kjo po bëhet shkak për zhvlerësim të mëtejshëm. Po ashtu edhe kërkuesit e Bitcoin po fillojnë të vuajnë nga kjo. Një kurs këmbimi Bitcoin ka ndalur shërbimin e saj për shkak të rënie së vlerës. Transaksionet nuk mund të operojnë nëse vlera e Bitcoin bie poshtë 200 dollarëve duke qenë se nuk kanë fitim. Bitcoin nuk ndryshon aspak nga monedhat e tjera e cila ka ato ulje ngritjet e vehta. Kjo rënie do të përfundojë një ditë mbase në vlerat e 100 dollarëve për BitCoin tha një ekspert i Coinbase. Ai gjithashtu bëri të ditur se ngjashëm me rëniet më të fundit të BitCoin, edhe kjo do të ketë një impakt negative në entuziazmin e investitorëve dhe bizneseve. Gjatë 2014 një numër kompanish filluan të pranonin blerjet përmes Bitcoin duke legjitimuar në një farë pike monedhën. Vështirë që këto kompani të dorëzohen që në telashet e para që po u shkakton monedha dixhitale. (PCWorld Albanian)
You Might also Like
10 arsyet pse kompjuterët e tavolinës do të jenë gjithmonë të nevojshëm
Steve Jobs bëri një parashikim kur prezantoi iPad-in e ri duke thënë se “kishte filluar…
By
Redaksia
7 Min Read
Apple, kompjuterët Mac sulmohen nga hakerët!
Kohët e fundit edhe Apple u sulmua nga hakerat që kishin infektuar kompjuterat Macintosh të…
By
Redaksia
1 Min Read
AppWatch ju tregon kur produktet Android pësojnë ulje çmimi
Google Play ka disa funksione tepër interesante kur vjen puna tek produktet për të cilat…
By
Redaksia
1 Min Read
Videothirrjet në Firefox
Pasi që shumicën e kohës së kaluar pranë kompjuterit e kalojmë duke përdorur shfletuesin e…
By
Redaksia
1 Min Read
Mercedesi GLE Coupe me ulëse të arta [foto]
Ndër kompanitë që kanë modifikuar modelin Mercedes GLE Coupe, është edhe kompania që merret me…
By
Redaksia
1 Min Read
YouTube lanson kanal dedikuar Ramazanit
Për shumë vende islame dhe vecmas ato arabe, sezoni i Ramazanit është sezon ku njerëzit…
By
Redaksia
1 Min Read
