Tre të plagosur e një i arrestuar në protesta te KEDS -i

Policia e Kosovës dhe protestuesit para KEDS-it janë përleshur dhe për i pasojë janë lënduar protestuesit Dardan Konjufca, Kushtrim Avdimetaj dhe Durim Jashari, kurse, është arrestuar Eroll Gashin, njërin ndër organizatorët e protestës.

 

Policia ka përdorur sprej për t’i larguar protestuesit nga oborri i KEDS-it.

Arrestimi Eroll Gashit është bërë për shkak se ai gjuante me borë zyrtarët policorë, transmeton kp.

 

Protestuesit të cilët po kërkojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike, kthimi i tarifës ditore dhe transparenca publike mbi pronarin e kësaj kompanie, janë përleshur me Policinë e Kosovës, transmeton kp.

 

Përleshja ndodhi pasi, protestuesit kanë hyrë në oborrin e KEDS-it.

Aktualisht gjendja është e qetë.

 

Aty tashmë kanë ardhur edhe njësia speciale.

Protestuesit, numri i të cilëve sot është më i madh, janë ulur ne shkallët e ndërtesës së KEDS-it dhe po i bëjnë thirrje qytetarëve që mos ta paguajnë energjinë elektrike. 

Artikulli paraprakKërkohet fuqizimi i diasporës shqiptare në Turqi
Artikulli vijuesSerbia kërcënon Prishtinën mos i fusni duart në Trepçë