Një foshnje e gjinisë femërore, është gjetur sot në mëngjes, rreth orës 08:00min, e braktisur, pa shenja jete, në hapësirën e deponimit të mbeturinave në lokacionin Gërmovë, të fshatit Koshtovë të Mitrovicës.
“Dëshmitarët i këtij rasti kanë deklaruar se, në kohën kur disa fëmijë ishin në kërkim të gjetjes dhe mbledhjes së metaleve të vjetra, kanë identifikuar foshnjën e braktisur, ndërsa menjëherë kanë intervenuar duke njoftuar dëshmitarin e moshës madhore, i cili ka njoftuar autoritetet policore për rastin në fjalë”, ka thënë kapiten Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.
Njësitë patrulluese policore kanë reaguar në vend të ngjarjes, ndërsa kanë gjetur foshnjën pa shenja jete.
Në vend të ngjarjes veç njësive patrulluese policore janë përgjigjur edhe hetuesit rajonal të sektorit për hetime të krimeve të rënda së bashku me teknikët e kriminalistikës dhe prokurorin e prokurorisë themelore në Mitrovicë.
Ekipi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Prishtina janë ftuar në vend të ngjarjes ndërsa me autorizim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Deri në këtë moment, policia nuk ka informacione mbi personin përgjegjës e cila apo i cili e ka braktisur foshnjën ndërsa hetuesit policor janë në pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mjekoligjor lidhur me rastin.
You Might also Like
Aksion simbolik i studentëve para kishës serbe të ndërtuar pa leje
SOT, PARA KISHËS POLITIKE SERBE TË NDËRTUAR PA LEJE NGA REGJIMI I SLOBODAN MILLOSHEVIQIT NË…
By
Redaksia
1 Min Read
Fëmija nga Kosova humb jetën rrugës për në Hungari?
Një vajzë e mitur e moshës dyvjeçare nga komuna e Vitisë ka gjetur vdekjen në…
By
Redaksia
1 Min Read
Kuçi nuk e ka ndërmend ta lë politikën
Parlamenti i Kosovës ka miratuar në parim Kodin Penal pa nenet që cenojnë lirinë e…
By
Redaksia
4 Min Read
Thaçi: Themelimi i Gjykatës Speciale s’ka qenë e lehtë, është barrë e rëndë për një shtet të ri
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi për themelimin e Gjykatës Speciale që…
By
Redaksia
1 Min Read
“Green 3 Power” Krijon vende pune për 600 punëtorë
Ndërtimi i fabrikës së reciklimit të mbeturinave për prodhimin e energjisë elektrike nuk sjellë dëme…
By
Redaksia
2 Min Read
Freedom House: Retortika islamofobike ishte shqetësim për vitin 2014
Kosova, mes demokracive elektorale Kosova konsiderohet si një nga vendet me përparim më të…
By
Redaksia
6 Min Read
