Masakra në Charlie Hebdo mund të ketë qenë plan i ndonjë agjencie të inteligjencës në bashkëpunim me autoritetet franceze, thotë mbështetësi i Frontit Kombëtar të Francës, Jean-Marie Le Pen. Në një intervistë për një gazetë ruse, anti-perëndimore – Le Pen ka thënë se ka mundësi që gjithë sulmi terrorist në Francë, të ketë qenë një konspiracion i agjentëve amerikanë apo izraelitë me qëllim të provokimit të një lufte civile midis islamit dhe perëndimit. Një pjesë e vogël e kësaj interviste është transmetuar nga e përditshmja franceze Le Monde, me ç’rast janë provokuar reagime të shumta nga politikanët francezë. Kritika kanë shkuar edhe në adresë të së bijës së tij, Marine Le Pen, e cila disa herë ka provuar të distancohet nga qëndrimet politike të atit. Jean-Marie Le Pen, ka qenë në krye të Frontit Kombëtar të Francës deri para tri vitesh, por që pas kësaj prapë ka mbetur president i nderit në këtë parti. Këto komente, ai i ka bërë gjatë një interviste në gazetën ruse Komsomolskaïa Pravda, gazetë kjo e cila edhe më herët kishte fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet terroriste në Francë.
You Might also Like
Putin mbledh Këshillin për Siguri, diskuton për Baltikun
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar Këshillin për Siguri të Rusisë, për të diskutuar…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulmin i qendrës tregtare në Najrobi u udhëhoq nga një gjerman
Në bazë të të dhënave të shërbimeve informative të Gjermanisë, (BKA) dhe të Mosadit, në…
By
Redaksia
1 Min Read
Video shokuese: “Kanibali më hëngri fytyrën”
KUJDES: PAMJE SHQETESUESE Këto pamje të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një DJ britanik…
By
Redaksia
1 Min Read
Siri, masakra të reja në lumin Queiq
Dymbëdhjetë trupa të viktimave janë nxjerrë nga lumi Queiq në qytetin e Aleppos, një ditë…
By
Redaksia
1 Min Read
20 burra shtyjnë aeroplanin 35 tonësh (Video)
Stafi teknik dhe punonjësit e aeroportit, janë fotografuar e filmuar duke shtyrë aeroplanin 35 tonësh…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulm ndaj ushtarëve turq në Afganistan, humb jetën një nënoficer
Autoritetet afgane kanë njoftuar se ka humbur jetën edhe një civil afgan Një sulm…
By
Redaksia
2 Min Read
