Manchester United ka shkarkuar nga puna agjentin suedez që i sillte klubit talente të reja nga Evropa për shkak të ofendimeve ndaj myslimanëve. Udhëheqësit e Manchester Unitedit kanë shkarkuar punonjësin evropian për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj myslimanëve dhe të huajve në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. Udhëheqësit e klubit anglez kanë nisur hetimin e gjerë rreth tërë rastit pas pretendimeve se Aakjaer kishte shpërndarë mesazhe raciste ndaj myslimanëve dhe emigrantëve. Klubi ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me Aakjaerin për shkak, siç thuhet, ofendimeve dhe fyerjeve ndaj myslimanëve, sepse xhaminë e ka përshkruar si “shitore për falje me potencialin për konspiracion”. Gjithashtu, hetimi tregoi se Aakjaer në rrjetet sociale ka përkrahur idenë që Danimarka të mbyllë kufijtë e saj për të huajt. Në faqen e tij është publikuar edhe fotoja me gjashtë derra dhe mbishkrimin “Është koha për të përdorur armët tona të fshehta kundër islamistëve”. Ndërkohë, Aakjaer, i cili jeton në Kopenhagë, për Manchester United ka punuar nga viti 2011. Manchester United ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë rast, ku thuhet se klubi nuk do të tolerojë sjellje të tillë të punonjësve të vet. “Klubi ka marrë dëshmi nga gazeta “Guardian”, ka nisur hetim urgjent mbi këtë çështje dhe kemi ndërprerë kontratën me Aakjaerin. Manchester United është organizatë gjithëpërfshirëse dhe nuk do të tolerojë sjellje të tillë”, thuhet në komunikatë. Aakjaer për mediat britanike ka deklaruar se komentet e tij janë marrë jashtë kontekstit dhe keqinterpretuar. Aakjaer ishte agjenti që vazhdimisht i sillte Manchester Unitedit talentë nga Evropa./trt/kohaislame
You Might also Like
Qanin lojtarët, qante Fergusoni
Lajmi për pensionimin e Sir Alex Ferguson nga Manchester United, ka sjellur shumë emocione në…
By
Redaksia
1 Min Read
Holanda fiton, por jo Spanja
Holanda ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0 Estoninë, teksa befasia e mbrëmjes ishte Finlanda,…
By
Redaksia
1 Min Read
Lorik Cana duke pikturuar fjalën “Allahu”
Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka publikuar në rrjetin sociale Facebook një foto ku…
By
Redaksia
0 Min Read
Ronaldo dhe Zidane udhëheqin ekipin e yjeve në ndeshjen për luftën kundër Ebolës
Projektin "Ndeshja kundër varfërisë" e udhëheqin ambasadorët e UNDP-së të vullnetit të mirë Ronaldo dhe…
By
Redaksia
2 Min Read
Bayerni në gjysmëfinale të “Champions”
Kampioni gjerman, Bayern Munich, ka barazuar me Benfican në ndeshjen e dytë çerekfinale për të…
By
Redaksia
1 Min Read
Goditja e fortë e Messit thyen dorën e një tifozeje të Villarrealit
Nga klubi katalunjas thonë se kanë arritur të gjejnë gruan me emrin Raquel të cilën…
By
Redaksia
1 Min Read
