Holanda fiton, por jo Spanja

Holanda ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0 Estoninë, teksa befasia e mbrëmjes ishte Finlanda, që e ka ndalur Spanjën në një barazim 1-1.

Pjesa e parë në Holandë mbaroi pa gola, teksa në pjesën e dytë, ‘Oranje’ realizoi tri gola për të realizuar fitoren.

I inkuadruari në vend të Wesley Sneijder, Rafael Van der Vaart, shënoi për 1-0 në minutën e 47-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi Robin van Persie (72’) për 2-0.

Rezultatin përfundimtar prej 3-0 e vuri Schaken me asistim të Van Persiet (84’).

Në Spanjë u zhvillua ndeshje dramatike. Vetëm në pjesën e dytë me anë të Sergio Ramos spanjollët arritën që të kalojnë në epërsi (49’), por kjo nuk zgjati deri në fund.

Teemu Pukki shënoi për 1-1 pas 79 minutash lojë, për të dramatizuar ndeshjen deri në fund, e cila mbaroi me barazim.

Spanja pas këtij barazimi rrezikon vendin e parë, pasi ka tetë pikë në vendin e parë – një pikë më pak se sa Franca që tani po zhvillon ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.kohaislame

Artikulli paraprakRiformatizimi, kur të kthehen nga New Yorku
Artikulli vijuesSiri – Obama shqetësohet nga mundësia qe muslimanët mund të marrin pushtetin